Showbiz
Yjet botërore – Leonardo DiCaprio, Rita Ora dhe Kendall Jenner marrin pjesë në panairin e artit “Frieze” në Los Angeles
Published
5 years agoon
By
admin
Yje të famshëm, duke përfshirë Leonardo DiCaprio, Kendall Jenner dhe Gëyneth Paltroë, morën pjesë në panairin e artit Frieze LA të enjten (17 shkurt).
DiCaprio, 47 vjeç, ishte i veshur me një xhaketë xhinse dhe një kapele bejsbolli dhe po “përpiqej të ishte diskret”, teksa mori pjesë në panairin e artit, tha një burim për PageSix.
Ndërkohë, Jenner, 26 vjeç, gjithashtu tentoi të mos binte në sy, ndërsa u pa e veshur me pantallona të gjera kafe dhe një bluzë “Beastie Boys” të kombinuar me një xhaketë të madhe kafe. Teksa thuhet se u shoqërua nga Derek Blasberg.
Foto: BFA
Paltrow u pa duke shikuar pjesë nga galeria e David Zwirner ndërsa The Weeknd kaloi një kohë të e në stendën e Kayne Griffin.
Will Ferrell ishte gjithashtu i pranishëm dhe kaloi shumë nga koha e tij duke eksploruar veprat e galerisë Gagosian.

Foto: BFA
Rita Ora u shfaq me Chris Rock dhe burimet thanë se dyshja erdhi me vonesë, pikërisht kur panairi po mbyllej.
James Corden dhe Ari Emanuel shijuan mëngjesin së bashku përpara hapjes së panairit në Beverly Hilton, ku ishte ekspozuar projekti i porositur posaçërisht i Frieze, “BIPOC Exchange”.

Foto: BFA
Të tjerë të famshëm që morën pjesë në ngjarjen vjetore përfshinin 24KGoldn, Beck, Matt Dillon, Amy Poehler, Zachary Quinto, Troye Sivan, Jamie Tisch, Usher dhe Owen Wilson.
Sa i përket artit aktual, galeria Pace në ditën e parë të panairit shiti një skulpturë Gazing Ball nga Jeff Koons për pak më pak se 3 milionë dollarë, tha një burim për Page Six.

Foto: BFA
Për më tepër, galeria David Kordansky shiti të gjithë prezantimin e veprave të Michael Williams një ore nga hapja. /Telegrafi/
You may like

Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

“Shqip Up Comedy Festival” feston pesë edicione në Cyrih – një mbrëmje që nisi me humor dhe kulmoi me muzikë

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?










