Showbiz
Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër
Published
3 days agoon
By

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi po shënon një sukses në fushën e kinematografisë, pasi filmi i saj “The Disparaged” është përzgjedhur në konkurrimin zviceran të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Winterthur të Zvicrës.
Filmi është pjesë e programit zyrtar të festivalit, i cili mbahet nga 3 deri më 8 nëntor 2026, ndërsa përzgjedhja e tij përbën një arritje të rëndësishme për regjisoren shqiptare dhe promovimin e krijimtarisë filmike në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi.
“The Disparaged” është filmi i diplomimit të Xheni Alushit në programin master të regjisë së filmit artistik në Universitetin e Arteve të Cyrihut (ZHdK).
Historia e filmit përqendrohet te Blerta, një 32-vjeçare e cila kthehet nga Zvicra në Prishtinë për t’u kujdesur për babanë e saj, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përmes kësaj historie trajtohen marrëdhëniet familjare, përgjegjësia ndaj prindërve dhe lidhja me vendlindjen.
Në kastin e filmit interpretojnë aktorë të njohur shqiptarë, përfshirë Drita Kabashin, Luan Jahën, Art Pashën, Aurita Agushin dhe Eli Gashin.
Skenari është shkruar nga Xheni Alushi dhe Joni Mithi, ndërsa filmi është realizuar në bashkëprodhim me Universitetin e Arteve të Cyrihut dhe kompaninë Papafingo Productions.
Përzgjedhja në një festival ndërkombëtar të filmit në Zvicër përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e punës së regjisores shqiptare para publikut ndërkombëtar dhe për promovimin e temave që lidhen me jetën, familjen dhe përvojën e shqiptarëve mes Kosovës dhe diasporës.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Winterthur është një nga ngjarjet e rëndësishme të kinematografisë së shkurtër në Zvicër.
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










