Showbiz
Xhevdet Jashari i rikthehet aktrimit, bëhet pjesë e serialit “Sha je be tu folën”
Published
5 years agoon
By
admin
Seriali “Sha je be tu folën” vazhdon të jetë shumë i pëlqyer për publikun për situatat e ndryshme komike që sjell.
Kasti i aktorëve të këtij seriali përbëhet nga emra shumë të njohur për publikun, kryesisht aktorë nga hit-seriali i dikurshëm “O Sa Mirë”.
E kur jemi te ky i fundit, duket se një tjetër emër i njohur nga ai serial do t’iu bashkohet miqve të vjetër në serialin e ri “Sha je be tu folën”.
Bëhet fjalë për aktorin e njohur shqiptar, Xhevdet Jasharin, i cili do të jetë tashmë pjesë e këtij seriali.
Foto: Xhevdet Jashari/Instagram
Aktori me prejardhje nga Tetova luante rolin e ‘Arifhikmetit’ në “O Sa Mirë”, por që atëherë nuk është parë shumë prezent në jetën skenike.
“Sha je be tu folën” do të nisë të dielën sezionin e dytë, pas suksesit në sezonin e parë. /Telegrafi/
You may like

Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

“Shqip Up Comedy Festival” feston pesë edicione në Cyrih – një mbrëmje që nisi me humor dhe kulmoi me muzikë

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?










