Connect with us

Showbiz

Xhensila Myrtezaj poza provokuese para pasqyrës, shfaqet tërë shkëlqim dhe elegancë

Published

on

Është një prej këngëtareve më të dashura dhe më suksesshme shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj e cila edhe së fundmi ka ardhur me pozat të reja joshëse.

Teksa pozonte para pasqyrës, këngëtarja dukej tejet atraktive dhe e veshur me shumë shije ndërsa linjat e saj trupore merrnin gjithë vëmendjen.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Xhensila shihet e veshur me një kostum dypjesësh ngjyrë ari të cilin e kombinoi me një bluzë të shkurtë të zezë dhe taka të larta.

Krijuesja e hitit “Çelsi i zemrës” dukej tërë shkëlqim, teksa e pranoi komente të shumta nga miqtë dhe fansat e saj.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Kujtojmë që Xhensila mbetet aktive me projekte muzikore dhe koncertet, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Majk dhe Getoar Selimin “Mëkati jem”.

Ndryshe, këngëtarja prej vitesh është e martuar me aktorin, Bes Kallaku me të cilin kanë një vajzë. /Telegrafi/

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram