Connect with us

Maqedoni

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Zaevit dhe Osmanit – Alsat

Published

on

VMRO-DPMNE në protestën e organizuar para Ministrisë së Jashtme kërkoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm Bujar Osmani, nën pretekstin se gjatë uikendit në këtë ministri janë zhvilluar negociata me palën bullgare. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antoni Milloshovski para godinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ka kërkuar dorëheqjen e ministri të Jashtëm Bujar Osmani, kryeministrit Zoran Zaev dhe zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Zaev nuk arriti që ta shndërroj Maqedoninë në shtet evropian, por arriti t’i bashkoj qytetarët kundër tij dhe të kërkojnë dorëheqjen e tij. Askush nuk ka të drejtë të tregtoj me heronjtë, vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet. Nuk guxojmë t’i harrojmë luftëtarët që dhanë jetën për Maqedoninë dhe atë nga shteti që ishte okupatorë në Maqedoni. Andaj vlerësojmë se as Bujar Osmani, as Zoran Zaev dhe s Nikolla Dimitrov nuk kanë të drejtë të tregtojnë me interesat e shtetit tonë”, tha Milloshoski.