Maqedoni
VMRO-DPMNE-ja nuk i mbështet ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
24.10.2020 14:58
Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga koordinimi mes pushtetit dhe opozitës me qëllim përafrimin e qëndrimeve ndaj propozim-Ligjit për mbrojtjen e Popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, palët duket se akoma janë në pozita të kundërta. LSDM akuzon opozitën se gjëja e fundit për të cilën kujdesen është shëndeti i qytetarëve.
“VMRO-DPMNE-ja me ditë të tëra bllokon dhe zvarritë miratimin e masave shumë të rëndësishme për ballafaqim me pandeminë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon shëndetin e qytetarëve. Tendencat e tyre për obstruksione dhe bllokada ndaj ndryshimeve ligjore dhe Komisionit për Sëmundje Infektive janë të paramenduara dhe për qëllim kanë përfitimet e poenëve politik në llogari të Hristijan Mickoskit”, njoftojnë nga LSDM-ja.
Opozita propozimin e cilëson si mekanizëm për t’i dhënë mundësi inspektoratit të gjobisë më lehtë. Ndonëse e cilësojnë si propozim që nuk ka bazë për ta parandaluar shfrenimin e pandemisë, partia e Mickoskit thotë se nuk do të bëj bllokadë në Kuvend por do të votojnë të “përmbajtur”.
“Ne kërkojmë Komision Special për Sëmundje Ngjitëse. Le të jetë pa kuadro partiak dhe me njerëz kualitativ. T’i jepet hapësirë profesionistëve sepse bëhet fjalë për të mirën e shtetit. Ne si opozitë tentojmë të jemi korrektues i pushtetit por kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve jemi në anën e tyre. Kuptohet se çdoherë kur pushteti ka nevojë për opozitën, ne gjithmonë jemi këtu”, tha Vllado Misajllovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Lidhur me kërkesën e disahershme për dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, Misajllovski shton se Filipçe duhet të dorëhiqet dhe të lejojë ekspertët të kryejnë punë e tyre. Për momentin nuk ka paralajmërime për hapa më rigoroz të opozitës ndaj ministrit, siç është interpelanca në Kuvend. Nga ana tjetër Filipçe thotë se nuk sheh arsye për dorëheqje pasi sipas tij vendi po përballet në mënyrë shembullore me pandeminë dhe se gjëja e vetme që duhet të bëj opozita është rreshtimi me mekanizmat kundër pandemisë.
Adrian Kerimi
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










