Maqedoni
Nxënësit nuk pranojnë testim me prezencë fizike
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
24.10.2020 14:52
Vlerësimi edhe me prani fizike në shkollë nuk është mirëpritur nga shumë nxënës të shkollave të mesme. Në një anketë për Alsat, nxënësit thanë se nuk do të pranojnë të shkojnë në shkollë për t’u notuar mbase nuk e lejuan që mësimin ta ndjekin në shkollë.
“Meqenëse kërkesa jonë për mësim me prezencë fizike nuk u pranua nga ministria atëherë edhe ne si nxënës pse ta pranojmë notimin me prezencë fizike. Nëse nuk mbajmë mësim me prezencë fizike, unë nuk do të shkoj”.
“Pasi me prezencë fizike nuk do të mbajmë mësim atëherë si ka mundësi të shkojmë në shkollë, të pyetemi me nota, a nuk ka virus?”
“Në qoftë se shkojmë me grupe-grupe unë kisha pyetur, a nuk ka aty virus. Nuk është e arsyeshme të shkojmë grupe-grupe për notim, ndërsa për mësim me prezencë fizike nuk është e arsyeshme që mos të shkojmë”.
Burim Rexhepi, mësimdhënës i informatikës tha se nxënësit do t’i vlerësojë nga testi me pyetje dhe përgjigje, punim seminarik dhe projekt të caktuar. Ai shtoi se nuk do të bëhen lëshime gjatë notimit.
Do të ketë lëshime mirëpo jo lëshime të notimit, lëshime në kuadër të ofrimit të mundësive. Nëse nxënësi në këtë rast nuk është i kënaqur me notën e caktuar që ai nuk e dëshiron atëherë ka kohë shtesë dhe ka material shtesë në të cilën duhet të përgatitet, varësisht prej kohës. Mund t’i jepet një javë ose 10 ditë që ta marrë ose ta meritojë, thënë më mire notën që e dëshiron ama jo lëshim nëse duhet nota të jetë tre e ne t’i japim 5, sepse është pandemi, ashtu jo – tha Burim Rexhepi, mësues i informatikës.
Ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit njoftuan se deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Byroja për zhvillimin e Arsimit gjithashtu doli me rekomandimin që notimi i nxënësve të zhvillohet online për shkak të rritjes së infektimeve, por edhe me prani fizike të nxënësve nëse mësimdhënësi nuk do të jetë në gjendje që vlerësimin ta bëjnë nga distanca, duke respektuar masat për mbrojtjen kundër covid-19. Në një klasë nuk duhet të ketë më shumë se dhjetë nxënës ndërsa qëndrimi i tyre në klasë gjatë vlerësimit të zgjasë nga 20 deri 30 minuta.
Melihate Rustemi
You may like

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik










