Showbiz
Tom Holland mohon thashethemet se ka blerë shtëpi me yllin e “Spider-Man” Zendaya
Published
5 years agoon
By
admin
Tom Holland ka hedhur poshtë thashethemet se ai ka blerë një shtëpi me partneren e tij.
Në një intervistë në “Live With Kelly and Ryan”, ylli i “Spider-Man: No Way Home” mohoi se ai kishte blerë një shtëpi në Londrën Jugore me të dashurën, aktoren Zendaya.
“Kam pasur kaq shumë njerëz që më kanë thirrur sepse me sa duket, bleva një shtëpi të re në Londrën e Jugut? E cila është krejtësisht e rreme!” Holland i tha Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest.
Foto: Getty Images
“Unë nuk bleva një shtëpi të re. Unë them: ‘Uau, çfarë surprize, pyes veten se kur do t’i marr çelësat’”, tha tutje ai.
Çifti i njohur ndezën fillimisht histori se ata po takoheshin gjatë xhirimeve të filmit të tyre të vitit 2017 “Spider-Man: Homecoming”.

Foto: Sony Pictures
Më në fund, ata konfirmuan marrëdhënien ku u fotografuan duke dalë në një makinë në Los Angeles verën e kaluar, shkruan PageSix.
Që atëherë, të dy kanë bërë paraqitje të shpeshta në publik dhe dedikime për njëri-tjetrin në Instagram.

Foto: Getty Images
Së fundmi ata u panë bashkë në një lojë të Neë York Rangers në Madison Square Garden
Ata u fotografuan gjithashtu të kapur për dore rrugës për në një shfaqje të filmit të fundit të Hollandës, “Uncharted”.
Muajin e kaluar ylli i “Euphoria” udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar për të kaluar kohë me Hollandën dhe familjen e tij. /Telegrafi/
You may like

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Halid vjen me këngën e re “Knockout”

Nga arrestimi në Mykonos te ndarjet dhe pajtimet – historia e trazuar e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare










