Connect with us

Sport

Tërë skuadra e basketbollit pozitiv me “Covid 19” – Alsat TV

Published

on

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Franca, ku tërë skuadra e basketbollit ka rezultuar poztiv me “Covid 19”. Bëhet fjalë për ekipin Pau Ortez, që të hënën ka rezultuar me 11 persona pozitiv me “Covid 19”, mes cilëve 4 ishin basketbollist. Për pasojë, të gjithë anëtarët e skuadrës, staf e lojtarë, iu nënshtruan testit, ku dolën pozitivë edhe 7 persona të tjerë.

Pas tamponeve të ditës së premte dolën pozitivë edhe 5 lojtarët e fundit që nuk ishin prekur dhe tani më të gjithë lojtarët e stafi i skuadrës janë në izolim.

Skuadra e Pau Ortezit duhet të luajë më 12 tetor ndaj Monakos në kampionat, por me shumë gjasa kjo sfidë do të shtyhet.

Alsat