Showbiz
Takimi emocional i Lori Loughlin me vajzat Olivia dhe Isabella pas lirimit nga burgu
Published
6 years agoon
By
admin
Lori Loughlin mbrëmë (e hënë) u lirua nga burgu pas më pak se dy muajsh dhe thuhet se ka qenë tejet e emocionuar për ribashkimin me fëmijët e saj.
Një zëdhënës në Institucionin Korrektues Federal (FCI) në Dublin,Kaliforni, konfirmoi për Fox News se ylli i “Full House” përfundoi kohën e burgut, u la e lirë dhe u lejua të bashkohej me vajzat e saj, Olivia Jade, 21 vjeçe dhe Isabella, 22 vjeçe.
Sipas një burimi që foli për revistën People, Loughlin pas lirimit nga burgu u takua me vajzat e saj për një bashkim emocional dhe të përlotur në Los Angeles.
Foto: Deseret News
“Ajo planifikonte të kalonte Krishtlindjet dhe tani Vitin e ri me Olivia dhe Isabella. Është gjëja më stresuese me të cilën është marrë ndonjëherë”.
Lori ishte shumë e lumtur për bashkimin me vajzat pasi kohëve të fundit ishte vendosur në një pjesë tjetër të burgut, për shkak të shpërthimit të madh të COVID-19.
Përkundër ribashkimit të 56 vjeçares me vajzat, ato akoma janë të mërzitura pasi babai i tyre po qëndron në burg për skandalin e pranimeve në kolegj.
Ai aktualisht po vuan pesë muaj burgim dhe planifikohet të lirohet në 2021. /Telegrafi/

Foto: Popsugar
You may like

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween










