Showbiz
Stresi flet për raportin me partneren e tij, Keisin: Ne asnjëherë nuk kemi qenë të ndarë
Published
6 years agoon
By
admin
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, që një kohë përflitet për lidhjen e tij të dashurisë me Keisin.
Ai ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë për ndarjen dhe njëkohësisht marrëdhënien e tyre disavjeçare.
I njëjti kësaj radhe ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur më në detaje për raportin e tij që ka me Keisin.
Stresi (Foto: YouTube)
Artisti i njohur tregon se ata nuk janë ndarë asnjëherë dhe se është me fat që ka një partnere të tillë.
“Po patjetër që jemi bashkë, nuk jemi ndarë asnjëherë. Ka pasur plane për dasmë, por rëndësi ka që jemi bashkë, më të fortë se kurrë”.
“Keisi ka arritur të mbajë këtë lidhje dhe për këtë e vlerësoj shumë, në çdo vend që kam udhëtuar kam parë, por them se shumë e vështirë të gjej një vajzë të tillë. Unë kam fat shumë të madh”, ka thënë ai.

Stresi dhe Keisi (Foto: Instagram)
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) po ashtu tregoi planet për të ardhmen, madje theksoi se dasma e tyre duhej të ndodhte këtë vit por që është shtyrë për shkak të pandemisë. /Telegrafi/
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










