Connect with us

Sport

Sportisti i Kosovës tregon kur ishte me disa emra të politikës së sotme në një dhomë në burgun e Nishit në Serbi – Bota Sot

Published

on

Agim Lumit, kur i kujtohet burgu i Nishit, për një moment i rrënqethet trupi!  Iu kujtohen shumë gjëra të rënda, që nga viti 1998 deri në janar të vitit 2000! 

Lumi në vitet e 90-ta dhe në vitet e pasluftës, ka qenë ndër volejbollistët më të mirë në Kosovë. 

Në vitin 1998 u arrestua për çështje kombëtare nga milicia e pushtuesit serb! 

Vitrina me mirënjohje, medalje e kupa të volejbollit, që u fituan nga Agim Lumi

Ai akuzohej për veprimtari armiqësore kundër Serbisë.  

Ish volejbollisti u burgos! Ai u dërgua në burgun e Dubravës ku e kishte pa me sy masakrën ndaj të burgosurve shqiptarë nga paramilitarët dhe milicia serbe!  Me 10 qershor të vitit 1999, të burgosurit shqiptarë së bashku me Agim Lumin, u dërguan në burgun e Nishit! 

Aty pas një kohë e bien edhe Albin Kurtin, ish zëdhënës i UÇK-së, ndërsa sot është kryetar i VV-së dhe ish kryeministri i Kosovës. 

Lumi me pak fjalë tregon atë periudhë të terrorit të shfrenuar serb.
”Fillimisht më dërguan në burgun e Dubravës.

Me 10 qershor të vitit 1999 na dërguan në Nish!

Kemi pasur kushte shumë të rënda, që nga 10 qershori e deri në dhjetor të vitit 1999. Nuk kemi pasur ushqim të mjaftueshëm, as higjienë dhe tortura të llojllojshme, që as njeriu nuk mund i mendon, dhunë e shfrenuar nga milicia serbe.

Kur ka ardhur kryqi i Kuq,  ndryshuan gjërat sa i përket ushqimit dhe higjienës. Nuk më kujtohet saktë, në shtator apo në tetor, Kurti nga Pozharevci u transferua në burgun e Nishit, ku ishim në një dhomë. 

Në një dhomë ishim rreth 30 veta, unë, Albin Kurti,  Enver Dugolli, Avni Klinaku, pastaj kemi qenë të pandashëm që nga burgu i Lipjanit e deri në fund, në atë te Nishit e ata janë Vehbi Muharremi dhe Isak Hoti, si dhe shokë të tjerë. Në janar të vitit 2000 jam liruar nga burgu”, tregon Lumi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Alsat