Connect with us

Entertainment

Sipas disa shkencëtarëve “selfie-t” mund të shkaktojnë çrregullime mendore. Duhet të kemi kujdes mos e teprojmë!

Published

on

Një histori virale që po qarkullonte në internet raportoi se Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) kishte shpikur “selfitin” si një çrregullim të ri mendor për njerëzit që xhirojnë dhe ndajnë selfie në internet. Kjo histori doli të ishte një mashtrim, por shkaktoi kërkime të reja. Tani, tre vjet më vonë, “selfiti” është real.

Studiuesit Janarthanan Balakrishnan i Shkollës së Menaxhimit Thiagarajar në Madura, Indi dhe Mark D. Griffiths nga Universiteti Nottingham Trent në Nottingham, MB, kanë botuar një letër të re në Revistën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor dhe Varësisë me titull “Një Studim Eksplorimi i “Selfitit” dhe Zhvillimi i Shkallës së Sjelljes së Selfitit.

Studimi krijoi një Shkallë të Sjelljes së Selfitit (SBS) që synonte të klasifikonte njerëzit e fiksuar pas selfies në shkallët e shfaqjes së selfitit.

The post Sipas disa shkencëtarëve “selfie-t” mund të shkaktojnë çrregullime mendore. Duhet të kemi kujdes mos e teprojmë! appeared first on Alsat.