Connect with us

Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Arsimit kërkon paga shtesë

Published

on


Punësim i stafit të ri mësimor, ose pagesa e punës shtesë për mësuesit, orët e punës të të cilave dyfishohen për shkak të numrit të shtuar të klasave, kërkojnë Sindikata e Pavarur e Arsimit. Sindikata akuzoi se drejtorët e shkollave kanë bërë presion ndaj mësuesve që kanë refuzuar ti regjistrojnë orët dhe të përgatisin leksione video për online platformën, sepse sipas tyre, edhe ky është angazhim shtesë përveç atij të rregullt.

“Ata do të veprojnë siç bënë kolegët tanë nga Bullgaria, nga Bosnja, ku i thirrën mësuesit në një Thirrje publike, ata u paguan, aplikuan shumë sepse u pagua ajo punë, ata i zgjodhën më të mirët, iu dha një shans dhe gjithçka shkoi mirë, ishte e rregulluar mirë dhe ato kishin platformat më të mira, ndërsa kështu me forcë, të detyruar, e dini si rezulton- deklaroi Tomislav Gievski – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit.
Sindikata e Pavarur kërkon gjithashtu një revizion të operacioneve financiare të shkollave për shkak të mungesës së kompjuterëve.
“Disa nga kolegët për shkak të solidaritetit patën mundësinë të sjellin një kompjuter nga shtëpia, por ka një numër të madh kolegësh që kanë desktop kompjuterë, ose nuk kanë asnjë kompjuter- pojoi
“Disa nga kolegët për shkak të solidaritetit patën mundësinë të sjellin një kompjuter nga shtëpia, por ka një numër të madh kolegësh që kanë desktop kompjuterë, ose nuk kanë asnjë kompjuter- tha ai.
SASHK-u reagoi ndaj problemeve të ngjashme për këtë fillim të vitit shkollor, të cilët thanë se dje ishin takuar me Ministren e Arsimit, Milla Carovska, dhe kanë rënë dakord që komunat të bëjnë një analizë të nevojës për punësim të stafit të ri arsimor. Carovska u bëri thirrje mësuesve të solidarizohen në mënyrë që të ketë vazhdimësi në mësimin e fëmijëve.
Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending