Connect with us

Maqedoni

Carovska paralajmëron gjoba për shkollat që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë

Published

on


Sanksione për të gjitha shkollat të cilat nuk do të respektojnë vendimet e Qeverisë për procesin mësimor. Ministrja e Arsimit Milla Carovska këto paralajmërime i bëri pas thirrjes së që drejtori i Shkollës “28 Nëntori” në Dibër i u bëri nxënësve që nga e Hëna të kthehen në Shkollë për ndjekjen e mësimit me prani fizike.
“Sigurisht se mundësi për sanksionim ka dhe atë në përputhje më dispozitat ligjore.  Unë bisedova me kryetarin e komunës, ai është qëndrim personal i drejtorit të shkollës dhe kryetari i Komunës potencon se pranimi i fizik i fëmijëve në gjimnaz  nuk do të ndodhë. Për momentin, në asnjë shkollë nuk ka bojkot të plotë të mësimit. Janë nxënës të caktuar të cilët, jam e sigurtë se duke ndjekur trendin e paraqitjes dhe gëzimin e nxënësve të cilët paraqiten në mësimin online, do të kyçen në mësim. Kanë kaluar vetëm dy ditë. Ato janë dy ditë me orë klasore, gjatë të cilave nxënësit përshtaten- deklaroi Milla Carovska- ministre e Arsimit.
Carovska tha se për momentin me rëndësi është të mësimi të fillojë pa pengesa. Pas paralajmërimit se në pesë shkolla të mesme në kryeqytet, nga e Hëna do të bojkotohet mësimi online, drejtori i Shkollës “Cvetan Dimov”, Visar Durak kërkon nga nxënësit që të vijojnë mësimin dhe mos të hedhin poshtë mundin e mësimdhënësve.
Apelojmë deri të nxënësit, por edhe te profesorët që të kontribuojnë në fillimin e procesit, bojkoti nuk jep zgjidhje.  Individualisht ka ndonjë pjesë nxënësish që nuk janë të kënaqur. Por vetëm diçka dua të ju them nxënësve, posaçërisht atyre të shkollës tonë, se profesorët I kanë aleatë, nuk I kanë armiq- pohoi Visar Durak- drejtor i Shkollës së mesme “ Cvetan Dimov”.
Edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kërkoi nga nxënësit që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e komisionit për sëmundje ngjitëse, pasi sipas tij vendi ndodhet në një periudhë kur të gjithë qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.
Evi Shkopi