Showbiz
Shtëpia e fëmijërisë e Kobe Bryant shitet për 810 mijë dollarë
Published
6 years agoon
By
admin
Shtëpia e fëmijërisë së Kobe Bryant në Pensilvani, ku legjenda kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij, sapo është shitur për 810 milionë dollarë, sipas TMZ.
‘Black Mamba’ jetoi në zonën e Filadelfia me pesë shtretër, 3 1/2 banjë, gjatë viteve të tij të adoleshencës, për tu kthyer më pas në një nga basketbollistët më të mirë në vend.
Familja e Bryant u largua nga shtëpia në vitin 2008, ndërsa doli në treg për shitje këtë shtator për 899 mijë dollarë.
Foto: TMZ
Sipas të dhënave, shtëpia u shit saktësisht më 6 nëntor për 810 mijë dollarë.
Shtëpia është e bukur, por pjesa më sentimentale duhet të jetë ajo që është realizuar për basketboll, e cila ishte një nga pjesët favorite të Bryant.
Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ishin mes nëntë viktimave në një përplasje helikopteri në janar të vitit 2020.
Asnjë gjë nuk është bërë e ditur se kush e bleu shtëpinë, por një gjë është e sigurt – duhet ta dinë domethënien e vendit.
Legjenda e basketbollit ka lënë pas gruan Vanessa dhe tri vajzat: Capri, Bianka dhe Natalia. /Telegrafi/

Foto: TMZ
Disa pamje brenda shtëpisë së shitur të Kobe Bryant:

Foto: TMZ

Foto: TMZ

Foto: TMZ

Foto: TMZ

Foto: TMZ
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










