Showbiz
Lee Brice rezulton pozitiv me COVID-19, tregon se nuk do të performojë në CMA Awards
Published
6 years agoon
By
admin
Lee Brice nuk do të performojë në CMA Awards të mërkurën pari rezultoi pozitiv me coronavirus.
Një zëdhënës i Brice tregoi për Associated Press të dielën se ai është ‘në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka ndonjë simptomë”.
Lee do të performonte krah yllit të muzikës ‘country’, Carly Pearce, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të cilët njëherësh janë të nominuar me “I Hope You’re Happy Now”.
Lee Brice (Foto: Jordan Strauss/Invision/AP)
Sido që të jetë pas infektimit me COVID-19, ai nuk do të jetë në gjendje të performojë në Nashville, Tennessee.
Brice, i cili njihet më shumë për hitet “I Drive Your Truck” dhe “I Don’t Dance”, do të izolohet në shtëpi gjatë kësaj kohe derisa të kalojë gjendjen me virus.

Lee Brice (Foto: YouTube)
Një zëdhënës i CMA tha që Brice u testua dhe mori rezultatin e tij para se të mbërrinte për ndonjë provë ose aktivitet të shfaqjes. Megjithëse shfaqja nuk ka një audiencë normale të fansave për shkak të pandemisë, CEO i CMA, Sarah Trahern kishte premtuar të bashkonte yjet e ‘country’ duke i mbajtur të distancuar fizikisht.
“Lee do të dëshironte të falënderonte CMA dhe të gjithë fansat e tij që e përkrahën dhe uron një mbrëmje të paharrueshme duke festuar më të mirën e muzikës country”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Lee Brice (Foto: YouTube)
You may like

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Zendaya rikrijon pamjen ikonike të Halle Berry, Hailey Bieber zgjedh kostumin e engjëllit

Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026










