Connect with us

Showbiz

Shqiptarët dominojnë sivjet edhe në “NRJ Music Awards” – Përveç DJ Regard edhe Dua Lipa me Ava Max nominohen në disa kategori çmimesh

Published

on

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, NRJ Music Awards është gati për një edicion të ri.

Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh kontekstin aktual shëndetësor dhe ndalesat e lidhura me pandeminë e coronavirusit, por ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit.

Gjithashtu, TF1, i cili do të transmetojë mbrëmjen në fillim të dhjetorit, sapo ka njoftuar artistët e nominuar për NMA 2020, shkruan Linternaute.

Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë diferencuar në katërmbëdhjetë kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.

Ditë më parë u bë e ditur se DJ me prejardhje nga Kosova, Regard, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.

DJ Regard (Foto: DJ Regard/Instagram)

Por keq nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.

Ava Max (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for dick clark productions/Guliver)

Ndërkohë, edhe Dua Lipa është e nonminuar në tri kategori sivjet në NRJ Music Awards, në dy prej të cilave gjendet në të njëjtën kategori me Ava Max-in.

Dua është nominuar për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Klipi më i mirë i vitit” për klipin ‘Physical’.

Dua Lipa në “NRJ Music Awards 2018”, në Kanë të Francës (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Më poshtë gjeni listën e plotë të nominimeve për NRJ Music Awards 2020:

Artistja vendore (franceze) më e mirë e vitit
AMEL BENT
AYA NAKAMURA
CAMELIA JORDANA
CARLA BRUNI
CLARA LUCIANI
LOUANE
WEJDENE

Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit
BILLIE EILISH
AVA MAX
LADY GAGA
MILEY CYRUS
DUA LIPA
SIA
TONES & I

Artisti vendor (francez) më i mirë i vitit 
AMIR
DADJU
GIMS
JULIEN DORÉ
KENDJI GIRAC
M. POKORA
VIANNEY

Artisti ndërkombëtar i vitit
HARRY STYLES
JASON DERULO
JUSTIN BIEBER
LEWIS CAPALDI
SHAWN MENDES
THE WEEKND

Artisti depërtues vendor (francez) më i mirë i vitit
ALLIEL
HATIK
SOOLKING
SQUEEZIE
TAYC
WEJDENE

Artisti depërtues ndërkombëtar më i mirë i vitit
DOJA CAT
KAROL G
MASTER KG
NEA
TOM GREGORY
ZOE WEES

Grupi/Duo më i mirë vendor (francez) i vitit
BOULEVARD DES AIRS
INDOCHINE
TRYO
VITAA & SLIMANE

Grupi/Duo ndërkombëtar më i mirë i vitit
BLACK EYED PEAS
BTS
IMAGINE DRAGONS
MAJOR LAZER
MAROON 5
ONE REPUBLIC

Kënga vendore (franceze) më e mirë e vitit
Jusqu’au bout – AMEL BENT x IMEN ES
La fête – AMIR
Facile – CAMÉLIA JORDANA
Angela – HATIK
Nos célébrations – INDOCHINE
Tahiti – KEEN’V
Désolé pour hier soir – TRYO feat. Mc Fly & Carlito
Avant toi – VITAA & SLIMANE

Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit
Ritmo – BLACK EYED PEAS & J BALVIN
Kings & Queens – AVA MAX
Savage Love – JAWSH 685 & JASON DERULO
Tusa – KAROL G feat. N ICKI MINAJ
Before you go – LEWIS CAPALDI
Jerusalema – MASTER KG
Physical – DUA LIPA
Blinding Lights – THE WEEKND

Bashkëpunimi frëngjishtfolës i vitit
AMEL BENT x IMEN ES (Jusqu’au bout)
BIGFLO & OLI feat. BON ENTENDEUR (Coup de Blues/Soleil)
GIMS & STING (Reste)
GRAND CORPS MALADE & CAMILLE LELLOUCHE (Mais je t’aime)
LARTISTE & CAROLIINA (Comme Avant)
SOOLKING feat. DADJU (MELEĞIM)

Bashkëpunimi më i mirë ndërkombëtar i vitit
ARIANA GRANDE & JUSTIN BIEBER (Stuck with U)
BLACK EYED PEAS & J BALVIN (Ritmo)
DAVID GUETTA & SIA (Let’s Love)
JAWSH 685 & JASON DERULO (Savage Love)
KAROL G x NICKI MINAJ (Tusa)
LADY GAGA x ARIANA GRANDE (Rain on me

Klipi më i mirë i vitit
Say so – DOJA CAT
Physical – DUA LIPA
Pendant 24h – GRAND CORPS MALADE et SUZANE
Watermelon Sugar – HARRY STYLES
Nous – JULIEN DORÉ
Rain on me – LADY GAGA x ARIANA GRANDE
Donne-moi ton cœur – LOUANE
À nos héros du quotidien – SOPRANO
Blinding Lights – THE WEEKND
Ça ira – VITAA & SLIMANE

DJ më i mirë i vitit
CALVIN HARRIS
DAVID GUETTA
DJ SNAKE
KYGO
OFENBACH
REGARD
ROBIN SCHULZ. /Telegrafi/