Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, NRJ Music Awards është gati për një edicion të ri.
Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh kontekstin aktual shëndetësor dhe ndalesat e lidhura me pandeminë e coronavirusit, por ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit.
Gjithashtu, TF1, i cili do të transmetojë mbrëmjen në fillim të dhjetorit, sapo ka njoftuar artistët e nominuar për NMA 2020, shkruan Linternaute.
Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë diferencuar në katërmbëdhjetë kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.
Ditë më parë u bë e ditur se DJ me prejardhje nga Kosova, Regard, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.
DJ Regard (Foto: DJ Regard/Instagram)
Por keq nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.
Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.
Ava Max (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for dick clark productions/Guliver)
Ndërkohë, edhe Dua Lipa është e nonminuar në tri kategori sivjet në NRJ Music Awards, në dy prej të cilave gjendet në të njëjtën kategori me Ava Max-in.
Dua është nominuar për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Klipi më i mirë i vitit” për klipin ‘Physical’.
Dua Lipa në “NRJ Music Awards 2018”, në Kanë të Francës (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)
Më poshtë gjeni listën e plotë të nominimeve për NRJ Music Awards 2020:
Artistja vendore (franceze) më e mirë e vitit AMEL BENT AYA NAKAMURA CAMELIA JORDANA CARLA BRUNI CLARA LUCIANI LOUANE WEJDENE
Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit BILLIE EILISH AVA MAX LADY GAGA MILEY CYRUS DUA LIPA SIA TONES & I
Artisti vendor (francez) më i mirë i vitit AMIR DADJU GIMS JULIEN DORÉ KENDJI GIRAC M. POKORA VIANNEY
Artisti ndërkombëtar i vitit HARRY STYLES JASON DERULO JUSTIN BIEBER LEWIS CAPALDI SHAWN MENDES THE WEEKND
Artisti depërtues vendor (francez) më i mirë i vitit ALLIEL HATIK SOOLKING SQUEEZIE TAYC WEJDENE
Artisti depërtues ndërkombëtar më i mirë i vitit DOJA CAT KAROL G MASTER KG NEA TOM GREGORY ZOE WEES
Grupi/Duo më i mirë vendor (francez) i vitit BOULEVARD DES AIRS INDOCHINE TRYO VITAA & SLIMANE
Grupi/Duo ndërkombëtar më i mirë i vitit BLACK EYED PEAS BTS IMAGINE DRAGONS MAJOR LAZER MAROON 5 ONE REPUBLIC
Kënga vendore (franceze) më e mirë e vitit Jusqu’au bout – AMEL BENT x IMEN ES La fête – AMIR Facile – CAMÉLIA JORDANA Angela – HATIK Nos célébrations – INDOCHINE Tahiti – KEEN’V Désolé pour hier soir – TRYO feat. Mc Fly & Carlito Avant toi – VITAA & SLIMANE
Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit Ritmo – BLACK EYED PEAS & J BALVIN Kings & Queens – AVA MAX Savage Love – JAWSH 685 & JASON DERULO Tusa – KAROL G feat. N ICKI MINAJ Before you go – LEWIS CAPALDI Jerusalema – MASTER KG Physical – DUA LIPA Blinding Lights – THE WEEKND
Bashkëpunimi frëngjishtfolës i vitit AMEL BENT x IMEN ES (Jusqu’au bout) BIGFLO & OLI feat. BON ENTENDEUR (Coup de Blues/Soleil) GIMS & STING (Reste) GRAND CORPS MALADE & CAMILLE LELLOUCHE (Mais je t’aime) LARTISTE & CAROLIINA (Comme Avant) SOOLKING feat. DADJU (MELEĞIM)
Bashkëpunimi më i mirë ndërkombëtar i vitit ARIANA GRANDE & JUSTIN BIEBER (Stuck with U) BLACK EYED PEAS & J BALVIN (Ritmo) DAVID GUETTA & SIA (Let’s Love) JAWSH 685 & JASON DERULO (Savage Love) KAROL G x NICKI MINAJ (Tusa) LADY GAGA x ARIANA GRANDE (Rain on me
Klipi më i mirë i vitit Say so – DOJA CAT Physical – DUA LIPA Pendant 24h – GRAND CORPS MALADE et SUZANE Watermelon Sugar – HARRY STYLES Nous – JULIEN DORÉ Rain on me – LADY GAGA x ARIANA GRANDE Donne-moi ton cœur – LOUANE À nos héros du quotidien – SOPRANO Blinding Lights – THE WEEKND Ça ira – VITAA & SLIMANE
DJ më i mirë i vitit CALVIN HARRIS DAVID GUETTA DJ SNAKE KYGO OFENBACH REGARD ROBIN SCHULZ. /Telegrafi/