Connect with us

Business

Shoqata e Bankave të Kosovës: Gjendja për sektorin bankar alarmuese dhe po përkeqësohet vazhdimisht

Published

on

Shoqata e Bankave të Kosovës përmes një komunikate për medie ka thënë se gjendja e sigurisë në vend për bizneset dhe në veçanti për sektorin bankar është alarmues dhe po përkeqësohet në vazhdimësi.

Sot është sulmuar një bankë komerciale në rrugën “B”.

“Sot është sulmuar një nga bankat komerciale në Prishtinë përmes përdorimit të armëve të zjarrit dhe eksplozivit. Sektori bankar dënon këtë akt të ligë të kryer nga grupe kriminale të cilat nuk hezitojnë aspak që të përdorin mjete eksplozive dhe armë zjarri për të arritur qëllimet e tyre, qoftë edhe në lagjet dhe rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Kjo gjendje e sigurisë është e papranueshme, si për sektorin bankar ashtu edhe për komunitetin e bizneseve dhe për shoqërinë tonë”, thekson komunikata.

Sulmi është kryer në rrugën “B” ku përveç dëmeve të shkaktuara ndaj bankës dhe bizneseve përreth janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri kundrejt zyrtarëve të sigurisë dhe në drejtim të objekteve përreth duke rrezikuar edhe banorët e zonës. Muajin e kaluar një sulm i ngjashëm është kryer kundër një banke tjetër komerciale në Ferizaj me përmasa të ngjashme të dëmeve si dhe me shkallë të lartë të rrezikut.

Shoqata pas këtyre zhvillimeve i bën  thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë që të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri kundër këtyre grupeve të cilat kanë shpeshtuar sulmet dhe kanë rritur intensitetin dëmeve dhe shkallën e rrezikut për jetën dhe pronën.

“Shoqëria jonë nuk duhet të toleroj që të humbet siguria në vend dhe të terrorizohen bizneset dhe qytetarët nga banda kriminale kudo në Kosovë”, përfundon komunikata.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

OAK ripërsërit kërkesën për heqjen e kufizimeve dhe përkrahje të bizneseve

Published

on

Largimi i kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset, shtimi i masave disiplinore dhe respektimi i rregullave gjatë gjithë kohës, të gjinden mënyra për subvencionimin e kompanive të cilat shtojnë numrin e të punësuarve, përfshirja e rekomandimeve të bizneseve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të lejohen 2 miliardë euro investime nga Qeveria dhe barrierat me të cilat po përballen bizneset gjatë kalimit transit me mallra nëpër Serbi duke mos respektuar marrëveshjet, ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Këshilltarin Gazmend Qorraj.

OAK kërkoi edhe njëherë nga kryeministri Hoti heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat që OAK po pranon në vazhdimësi nga bizneset.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e OAK-së theksuan që ndalesat që po bëhen nga ana e institucioneve po e dëmtojnë shumë biznesin edhe ashtu të rënduar si rezultat i pandemisë, duke shtuar që si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani.

Ndërsa sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga OAK u kërkua që të përfshihen edhe disa kërkesa të bizneseve:

· Lënda e parë të trajtohet njësoj sikurse që lirohet nga Tvsh kur blihet jashtë vendit, të veprohet njëjtë edhe në rastet e blerjes brenda vendit;

· Të rritet fondi për garanci kreditore në 300 milionë euro, duke iu ofruar kështu mundësi të marrjes së kredive me garancion shtetëror dhe me kamata më të ulëta;

· Të ulet norma e interesit nga BQK në 1.7%, duke qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka ulur normën pa marrë parasysh situatën në të cilën jemi;

· Ulja e Tvsh-së në ushqim, turizëm dhe hotelieri në 5%, duke stimuluar kështu rritjen e konsumit;

· Të subvencionohet prodhimi vendor me 10% në dalje në markete dhe eksporti me 10%, në mënyrë që të produktet tona të dalin me çmime konkurruese në tregjet rajonale.

Kurse sa i përket Ligjit për Investime Strategjike, u kërkua nga Kryeministri që kjo çështje të trajtohet me prioritet, meqë ka një numër të madh të investitorëve potencial të cilët tashmë janë në pritje të përfundimit të procedurave. Sipas informacioneve nga MTI janë rreth 2 miliardë euro investime në pritje të përfitimit të statusit të investitorit strategjik, të cilët për shkak të procedurave burokratike nuk po kalojnë ndërsa një investitorë i ka kaluar të gjitha fazat dhe është në pritje të futjes në rend dite të mbledhjes së Qeverisë nga Kryeministri.

Në këtë takim po ashtu u adresuan edhe disa kërkesa të cilat kanë të bëjnë me BQK-në, duke përfshirë rikthimin në gjendjen e mëparshme të Udhëzimit mbi Implementimin e Sistemit Bonus-Malus për persona fizik dhe juridik të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e automjeteve, largimi i kamatës prej 5-8% për kthimin e parave metalike në kartëmonedha nga ana e bankave komerciale, detyrim ky i vendosur nga BQK, si dhe ulja e tarifave për shfrytëzimin e pos terminaleve nga bizneset nga 1-3% sa janë tani në së paku 0.025%, ku për dijeni jemi vendi me normën më të lartë në rajon.

OAK kërkoi nga Hoti që çdo vendim që merret për mbyllje të biznesit duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në mënyrë që të ofrohet përkrahje në këtë drejtim.

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj theksoi që vendimet e Qeverisë po shkaktojnë konfuzitet tek institucionet që janë të obliguara që t’i ekzekutojnë, duke kërkuar që të përcjellen me sqarimet përkatëse në mënyrë që të mos ndëshkohen as qytetarët, as të punësuarit e as bizneset.

Kurse Sekretari Diamant Elshani tha që është e rëndësishme që të vendosen rregulla strikte për të cilat të kërkohet zbatim në përpikmëri.

Kryeministri Hoti falënderoi për takimin dhe shpalosi disa nga angazhimet e Qeverisë rreth menaxhimit me pandeminë globale. Kryeministri Hoti theksoi që janë duke tentuar që të marrin masa për uljen e numrit të rasteve dhe të mbajnë ekonominë të hapur. Po ashtu, u tha se janë duke punuar në një Pako të re fiskale e cila do të ekzekutohet nga muaji Janar 2021.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj – nënkryetar i bordit, Diamant Elshani – Sekretar i bordit dhe Qëndresa Ibrahimi, koordinatore e OAK-së.

Alsat

Continue Reading

Business

Minatorët kanë pak shpresë se situata në Trepçë do të rregullohet

Published

on

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë ndërprerë grevën. Për rreth 24 orë ata kanë qëndruar të ngujuar në horizontet e ndryshme të minierës së Trepçës në Stan Tërg. Shkak u bë vonesa e pagës së tetorit.

Në këto ulëse e bënë gjumin natën e së mërkurës këta minatorë të minierës Trepça. Kështu, ata e nisën një grevë, e cila përfundoi pas rreth 24 orëve.

“Mbrëmë këtu e kemi bërë gjumin, ku kemi mujtë kështu siç duket tash kolegu tu fjet. Normal që kjo është një vështirësi shumë e madhe për neve se është mungesë e ajrit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ymer Meholli.

Meholli bashkë me kolegë hynë në grevë për shkak të vonesës së pagës së tetorit. Për këtë pagë që u doli tek këtë të enjte, minatorët ishin të gatshëm të qëndronin të ngujuar me javë.

“Ka fillu prej ndërrimit të dytë dje, ju ka bashkangjitë e treta dhe sot ju ka bashkangjitë ndërrimi i parë. Katër ndërrimet. Tash janë ardhë ata që kanë qenë në pushim, katër ndërrimet janë të shpërndarë në horizontin e 8, 9 dhe horizontin 10”, thotë Meholli.

Hajredin Sadiku që është një prej punëtorëve më të vjetër, thotë se kanë pak shpresa që situata të rregullohet.

“Shpresat janë shumë të vogla sepse po flitet se ka borxhe, ato borxhe kush i ka bo nuk e di, nuk e di kush i ka bo ato borxhe. Qysh janë ato borxhe, tek jon ardhë nuk e di e ne po kemi probleme me pagat tona mujore”, deklaroi Hajredin Sadiku.

Minatorët për përfundimin e grevës pritën deri sa të kenë pagën e tetorit në  llogaritë e tyre. Kërkesa u përmbushë pasdite nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Kjo ministri ekzekutoi mjetet prej një milion eurove në xhirollogarinë e Trepçës. Sipas njoftimit, qeveria do t’ia jap ndërmarrjes edhe 100 mijë euro të tjera të premtuara, pasi që të ndodh një votim në Qeveri.

Situata e krijuar, u bë shkak që ushtruesi i detyrës së krye shefit të ndërmarrjes, Hysen Vrajolli të jap dorëheqje. Pak kohë pasi Vrajolli konfirmoi dorëheqjen, vendin e tij e zuri Enes Muzaqi, që më herët ishte anëtar i bordit.

Kombinati metalurgjik llogaritet t’i ketë rreth 8 milionë euro borxhe. 

Alsat

Continue Reading

Business

“Vetëm ajrin e minierës ta thithësh, është mjaft”

Published

on

Qazim Hyseni, 61 vjeç nga Mitrovica, që nga viti 1983 punon në minierën e Stantërgut në kombinatin metalurgjik Trepça.

Punën në minierë, ai e përshkruan si punën më të vështirë që mund ta bëjë dikush.

“Miniera është minierë, vetëm ajrin e minierës ta thithësh është mjaft, edhe nëse asnjë punë tjetër nuk bën aty brenda”, thotë ai.

Thellësia deri në horizontin e 12-të, sa ka miniera e Stantërgut, është deri në 800 metra nën sipërfaqen e tokës.

E puna, nën këtë sipërfaqe të tokës, thotë Qazimi, është shumë e rrezikshme.

“Duhet pasur kujdes, përndryshe pëson. Një gabim e humb jetën”, thotë ai.

Në minierat e kombinatit metalurgjik “Trepça”, nuk kanë munguar incidentet.

I fundit ka ndodhur në qershor të këtij viti, kur dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.

Ata vdiqën pasi që kishte ndodhur një shembje e papritur e masës shkëmbore në minierë.

Një incident të shembjes në minierën e Stantërgut e tregon edhe Qazimi, i cili kishte shpëtuar siç thotë, ai “nga më e keqja”.

“Unë vetë kam pasur një rast. Kur kam shkuar të rregulloj një makinë ku ngarkohet xehja, edhe derisa e kemi rregulluar e kemi ngritur lart është shembur xehja dhe e ka zënë makinën, ka qenë një minutë që unë kam lëvizur nga vendi ku ka rënë xehja, përndryshe do të pësoja keq”, tregon Qazimi.

Kushtet në të cilat punohet në minierë, thotë Qazimi, janë të vështira, pasi që edhe vetë puna është e tillë.

“Teknologjia është e vjetruar, por ka edhe makina të reja, makinat që unë i mirëmbaj, janë të vjetra diku 70 vite, por janë në gjendje të mirë, e kushtet e punës janë ashtu siç i ka miniera, të vështira ”, thotë ai.

Trepça po shkatërrohet

Trepça, e cila llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi, që nga paslufta në Kosovë e vitit 1999, nuk ka arritur asnjëherë të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Qazimi thotë se kjo ndërmarrje po shkatërrohet nga mosmenaxhimi.

“Për mua është e dhimbshme kur po e shoh Trepçën kështu, në këtë gjendje të rëndë. Është e tmerrshme, çfarë po bëhet. Ka inxhinierë të ri, që çdo ditë rrinë këtu, nuk po punohet si duhet, nuk po udhëhiqet Trepça si duhet, prandaj jemi në këtë situatë”, thotë ai.

Trepça, sipas tij, me një menaxhim të duhur dhe me një ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës, do të mund të ri-funksionalizohet.

Pagat herë pas here nuk jepen me kohë, minatorët hyjnë në greva

Qazimi, i cili ka një familje prej shtatë anëtarësh, thotë se paga që ai merr nga puna si mirëmbajtës i makinave në Trepçë është 700 euro, që gjatë viteve të fundit për shkak të problemeve financiare në këtë kompani, herë pas herë nuk i është dhënë paga me kohë.

“Tani nuk e kemi marrë ende pagën e tetorit. Është e vështirë se kemi kredi. Me këto rroga jetojmë, nuk kemi të ardhura tjera”, tregon ai për Radion Eropa e Lirë.

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça”, kanë hyrë të mërkurën në grevë brenda minierës, pasi që nuk kanë marrë pagat e tetorit.

Greva është ndërprerë, pasi që minatorët kanë marrë njoftimin se pagat do t’iu dalin në xhirollogari.

Pas kësaj situate të krijuar, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, ka dhënë dorëheqje. Pas dorëheqjes së Vrajollit në këtë detyrë është emëruar Enes Muzaqi.

Trepça në borxhe

Ndërmarrja Trepça tani e sa kohë është duke kaluar në një krizë financiare.

Ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Hysen Vrajolli, pati deklaruar javë më parë për Radion Evropa e Lirë se kjo ndërmarrje ka një borxh prej rreth pesë milionë eurosh ndaj Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) dhe operatorëve tjerë.

Qeveria e Kosovës më 13 nëntor ka ndarë mbi një milion euro për kombinatin metalurgjik “Trepça”, si zgjidhje për t’i tejkaluar problemet financiare që ka akualisht kjo kompani.

Aktualisht, Trepça merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut dhe është e vetmja prodhuese e këtij lloji në Kosovë.

Por, prodhimi është shumë i ulët me vetëm rreth 150 mijë tonë xehe në vit, ndërsa në periudhën para vitit 1999, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit.

Edhe kapacitetet e saj humane janë zvogëluar, po ashtu, përgjatë viteve, duke u reduktuar në rreth 1,500 punëtorë nga më shumë se 20,000 sa ishin të punësuar në këtë kombinat dikur.

“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Mitrovicë. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Alsat

Continue Reading

Trending