Connect with us

Business

Pse pandemia mund të globalizojë edhe më shumë ekonominë

Published

on

Harold James ka shkruar mbi globalizimin dhe shkatërrimin e tij të pritshëm për pjesën më të mirë të 40 viteve të fundit. Historiani i ekonomisë në Universitetin Prinston, ka analizuar efektet e krizave financiare të vjetra dhe të reja, nga Depresioni i Madh i viteve 1930, deri në rënien e tregjeve financiare në vitin 2008.

Libri i tij i vitit 2002, “Fundi i globalizimit”, shqyrtoi se si Depresioni i Madh e përmbysi globalizmin:Të ballafaquar me një krizë të rëndë financiare, kombet u larguan nga lidhjet kulturore dhe ekonomike jashtë vendit. James sugjeroi atëherë, se forcat që i kthyen shoqëritë kundër globalizmit në vitet 1930, kishte të ngjarë të shfaqeshin sërish gjatë shekullit XXI-të – edhe pse kombet kishin krijuar lidhje gjithnjë e më të ngushta përmes tregtisë, emigrimit dhe teknologjisë.

Analistët e kujdesshëm të politikës dhe biznesit në vitin 2020, nuk mund të fajësohen pse po pyesin nëse Covid-19 – një anë e errët e ndërvarësisë, e transportuar nga një grimë e vogël e ARN virale – do të shkaktojë një reagim të ri anti-globalizim.

Me tamponët dhe shiringat e nevojshme që mungojnë, a nuk do të kujdesen më parë vendet për qytetarët e tyre, duke u mobilizuar për të prodhuar vetë pajisjet mjekësore që dikur i kishin blerë nga Kina apo India? Me kaq shumë qytetarë pa punë, a nuk do të fillonin qeveritë “të rishikonin” vendet e punës që kompanitë i kanë transferuar jashtë vendit?

Përkundrazi, thotë James; mund të ndodhë e kundërta. Pandemia do të revolucionarizojë thuajse me siguri mënyrën se si ndërvepron bota, por jo në mënyrën e tmerrshme që mendojnë disa analistë. James foli për revistën “Knowable”, se pse Covid mund të përfundojë duke e zgjeruar globalizimin, në vend se ta shkatërrojë atë.

Çfarë është globalizimi, dhe pse është i rëndësishëm?

Unë e përkufizoj globalizmin si lëvizshmërinë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit – dhe i përfshirë në të gjitha këto është globalizimi i ideve, që e lidh botën duke e bërë një. Globalizimi ka vijuar si proces gjatë gjithë historisë.

Në dekadën e fundit, arkeologët u habitën kur zbuluan se skeletet e njerëzve që ishin varrosur në Italinë e Jugut gjatë Perandorisë Romake kishin ADN aziatike. Në faza të ndryshme ka pasur intensitete të reja në këtë proces.

Zhvillimi i anijeve me vela në periudhën e hershme moderne, mundësoi udhëtime në distanca më të gjata, ashtu si hekurudhat e shekullit XIX, hapën pjesët e brendshme të kontinenteve. Avioni dhe më vonë interneti në shekullin XX-të, e hapën gjithashtu globalizimin në zona të reja.

Globalizimi diktohet pjesërisht nga nevojat materiale dhe nga efikasiteti:Ai nuk ka kuptim, dhe as nuk është i mundur për çdo vend për të prodhuar çdo lloj të mire. Por nuk mendoj se është thjesht çështje e sigurimit të një sendi të dëshiruar, që mund ta gjeni thjesht diku tjetër. Është gjithashtu një çështje kurioziteti.

Ne e shohim ambientin tonë kufizues, dhe duam të rinisim diku tjetër jetën tonë. Emigrimi dhe ndërveprimi me të tjerët, ushqehet shpesh nga njerëz që u ikin fatkeqësive, por ndonjëherë edhe sjellja aventureske. Në vitet 1920 dhe 1930, globalizimi ishte gjithashtu një fenomen i ideve.

Kadetët në Akademinë Ushtarake Kineze Whampoa, vendosën të themelonin një parti fashiste pasi këtë gjë kishte bërë më herët Italia. Lëvizja e mallrave dhe kapitalit nëpër botë nuk kishte arritur në atë kohë në vëllimin e fundit të shekullit XX. Por një krizë bankare në Austri, ishte ende në gjendje të prodhonte një efekt domino në të gjithë botën, ashtu si rënia e tregut të shtëpive në SHBA e shkatërroi ekonominë globale në vitin 2008. Ndërgjegjësimi për ndikimin në të dyja rastet ishte i njëjtë.

Në librin tim të vitit 2018, unë analizova zhvillimet në vitin 2008 dhe e mata globalizimin dhe de-globalizimin në termat e flukseve – të mallrave, të njerëzve, të kapitalit dhe të të dhënave. Ajo që zbulova ishte se të dhënat nuk e mbështesnin plotësisht nocionin që de-globalizimi ishte dominues.

Pra zërat mbi “fundin e globalizimit” janë shumë të ekzagjeruara….

Njerëz të tjerë kanë shpikur parulla si “globalizimi”. Sigurisht, kriza financiare e vitit 2008,  prodhoi një goditje kundër globalizimit dhe një debat shumë më të gjerë nëse është e dëshirueshme, apo e pajtueshme me demokracinë apo jo, dhe kushtet në të cilat po funksionon globalizimi. Shumë menduan se globalizimi kishte marrë fund, por kushtet në terren nuk ndryshuan në një mënyrë shumë dramatike.

Çfarë ndryshimesh ndodhën?

Ka pasur më shumë konflikte tregtare që nga viti 2008. Ka pasur më shumë rezistencë ndaj emigrimit, si dhe ka pasur gjithashtu një farë shtetëzimi të sistemeve financiare, veçanërisht në Evropë. Modelet e tregtisë ndryshuan, me disa prodhime që i afroheshin vendeve amtare. Shumë prej tyre kishin pak të bënin me konkurrencën globale.

Përkundrazi, drejtoheshin nga kërkesa e konsumatorit dhe padurimi. Për shembull, stilet e modës së shpejtë, ishin më të lehta për t’u shpërndarë nëse prodhonit më shumë në vend, dhe jo shumë larg në Azi. Një sasi e vogël e prodhimit amerikan u rikthye në Shtetet e Bashkuara.

Disa prodhime evropiane shkuan në Evropën Juglindore – në Rumani ose Ukrainë, dhe jo në Kinë.

Këto nuk janë shumë të mëdha për sa i përket vëllimit, por mbeten gjithsesi një prirje interesante dhe e rëndësishme. Padyshim, unë mendoj se zgjedhja e Trump si president në vitin 2016 dhe Brexit, që ndajnë një kundërshtim thelbësor ndaj globalizmit, përshtaten që të dyja me narrativën e reagimit kundër globalizimit. Por deri këtë vit, kishte një panoramë shumë të përzier për sa i përket ndryshimeve aktuale. Ky vit ka shtuar një dimension të ri.

Për shkak të Covid-19?

Po. Në mënyrë të parashikueshme, shumë njerëz, përfshirë këshilltarin e Trump, Peter Navarro, kanë thënë se globalizimi ishte mëkati fillestar që prodhoi krizën e Covid. Koronavirusi u shfaq për herë të parë në vende që ishin shumë të lidhura ndërkombëtarisht – Italia e Veriut, qyteti i Nju Jorkut.

Ishte e lehtë të fajësohej udhëtimi global. Ishte gjithashtu e lehtë të mendohej se kriza ishte e përkeqësuar nga varësia nga prodhuesit e largët të ilaçeve. Një statistikë mbresëlënëse është sasia e produkteve farmaceutike amerikane që prodhohen në Kinë ose Indi, apo që prodhohen me materiale kineze.

Për shembull rreth 97 për qind e antibiotikëve amerikanë, vijnë nga Kina. Përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e Covid-19, kanë ndikuar në mënyrë drastike në lëvizjen e njerëzve nga një vend në tjetrin. Virusi ka sjellë kufizime të mëdha në udhëtime, dhe e ka bërë më të vështirë emigrimin ndërkombëtar.

Pra, ai aspekt i globalizimit gjendet nën një presion të ri. Por ka edhe një tablo më pozitive të asaj që po ndodh. Kriza e Covid-itpo vjen në një moment të çuditshëm, kur po ndodhin shumë ndryshime teknologjike – veçanërisht zhvillimi i internetit – dhe disa prej tyre në fakt e kanë zgjeruar globalizimin.

Pra, bllokimet për shkak të pandemisë mund të mendohen si një forcë globalizuese?

Mendoni pak për strehimin, arsimin dhe shërbimet mjekësore, tri fusha të shtrenjta të jetës të cilat kanë mbetur intensivisht lokale, deri më tani. Gjatë krizës së koronavirusit të tria nisën të kenë rreziqe reale:Ndarja e hapësirës për të jetuar dhe punuar me shumë njerëz të tjerë, vizitat tek mjeku, apo paraqitja në shkolla dhe universitete, shtojnë gjasat e infektimit.

Covid na tregoi që të tria këto mund të menaxhohen më mirë përmes ndërveprimeve në distancë. Dhe këto sipas përkufizimit, e bëjnë jetën tonë më pak lokale. Kufijtë kombëtarë nuk janë më një kufizim i dukshëm. Është e qartë se mega-qytetet e shtrenjta globale po e humbasin joshjen që kanë.

Ju nuk keni sot nevojë të jetoni në qendër të Manhatanit apo në qendër të Londrës. Ju mund të jetoni diku tjetër më këndshëm dhe më lirë dhe të punoni në distancë. Mendoj se në të ardhmen, do të shohim një përzierje njerëzish që punojnë nga shtëpia, dhe që shkojnë fizikisht në zyrë vetëm disa ditë në muaj, një lloj modeli hibrid.

Ngjashëm, nëse kam ethe dhe ndihem keq, unë nuk kam nevojë të shkoj fizikisht tek mjeku im. Mund të flas me të në telefon, ose me video. Unë mund të lidhem me pajisje që e matin presionin e gjakut apo sheqernat në të, dhe t’ia transferoj këto të dhëna mjekut. Ai ose ajo nuk ka pse të jetë në Nju Xhersi, ku jetoj unë.

Edhe për shkollën vlen e njëjta gjë. Nuk jam i bindur që platforma “Zoom” është përgjigja për gjithçka, por me të disa gjëra janë përmirësuar, përfshirë konferencat akademike, të cilat kanë qenë një kënaqësi e vërtetë gjatë 6 muajve të fundit. Studentët e mi që janë regjistruar në Universitetin e Prinstoni, janë ulur para kompjuterëve të tyre në Xhakarta, Buenos Aires apo Berlin.

Në të ardhmen, arsimi do të kombinojë leksion në distancë të gjatë me takimet personale. Do të jetë më i lirë dhe më efektiv, dhe do të thotë që studentët do të jenë në gjendje të mësojnë nga kudo në botë. Kjo është historia ime e përmbysjes së de-globalizimit.

Dhe më duhet të shtoj diçka:Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë de-globalizim në shkëmbimin e të dhënave. Çdo ditë, njerëzit transferojnë gjithnjë e më shumë të dhëna në të gjithë botën. Kur jemi duke bërë “Zoom”, ne jemi duke zhvendosur sasi tepër të mëdha bajtesh. Kjo është një metrikë e rëndësishme e ndërlidhjes. / Bota.al

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

​ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

Published

on

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milionë euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milionë euro.

Përmes një njoftimi për media nga ATK thuhet se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Alsat

Continue Reading

Business

Bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Published

on

Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës sërish kanë bllokuar disa nga rrugët e Shkupit. Ata vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit. Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse. Siç thonë bujqit, dëmet e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.

Ne si bujq të komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës jemi vendosur që deri në fund, në mënyrën më të keqe, me protesta ti kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë trajtim të barabartë me të gjithë bujqit e Maqedonisë së Veriut dhe kërkojmë urgjentisht Qeveria të mbaj mbledhje dhe të marrë përfundimisht qëndrim që dëmet të paguhen sipas elaboratëve që janë dorëzuar nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës”, tha Agron Hajrullahu, kryetar i këshillit organizativ.

“ Kemi marë borxhe në barnatoret bujqësore për najlonin dhe folitë. Unë kam mar kredi, paguaj interes për kredinë ndërsa paratë e mia tashmë 5 vjet nuk mund ti tërheq. Është momenti I fundit të gjejmë zgjidhje. Në pikun e sezonit të punës ne dalim në rrugë dhe nuk do të ndalemi këtu, kemi filluar dhe do të shkojmë deri në fund”.

Alsat

Continue Reading

Business

Oda Ekonomike: Të mos luhet me fatin e punëtorëve

Published

on

Deputetët të mos tallen me fatin e mijëra punëtorëve dhe urgjent të votohen ligjet, që janë të domosdoshme për ndihmën e kompanive. Odat Ekonomike (OE) me reagime të ashpra ndaj të zgjedhurve të popullit për mos- miratimin në kohë të masave nga pakoja e pestë. Nëse nuk votohen ligjet, dyfish më shumë qytetarë do të lëshohen në pushim të detyrueshëm dhe do të mbeten pa rroga. Ndihma e paraparë është për rreth 30 mijë kompani dhe do të përfshijnë rreth 120 mijë punëtorë.

Alsat

Continue Reading

Trending