Showbiz
Shkurte Gashi pagëzon djalin e saj me emrin “Mal”, mirëpritet ngrohtë në shtëpi pas lindjes
Published
6 years agoon
By
admin
Të hënën, këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e mbajti larg syrit të mediave gjithë periudhën e shtatzënisë së saj, teksa nuk ka preferuar të deklarohet as pas momentit të lindjes.
E teksa po shijon periudhën më të bukur, këngëtarja Gashi është mirëpritur të mërkurën në shtëpinë e saj në një ambient të rregulluar enkas dhe shumë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjes foshnjës së porsalindur.
Foto: Instagram
Këngëtarja ka vendosur ta pagëzojë djalin e saj me emrin “Mal”, e ndërsa edhe shumica e zbukurimeve ishin të atilla, që i uronin mirëseardhjen në shtëpi vogëlushit të porsaardhur në jetë.
Ka qenë njëra ndër kompanitë dekorative, ajo e cila ka zbuluar emrin e djalit të Shkurtes dhe njëherësh ambientet mikpritëse të realizuara për të.

Foto: Instagram
Duket se ka qenë pikërisht shtatzënia ajo e cila e ka mbajtur Shkurte Gashin më të distancuar sivjet nga muzika.
Edhe në rrjetet sociale, ajo ka treguar një aktivitet shumë të ulët dhe rrallë herë ka publikuar fotografi nga jeta personale ose profesionale e saj. /Telegrafi/
You may like

Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

“Shqip Up Comedy Festival” feston pesë edicione në Cyrih – një mbrëmje që nisi me humor dhe kulmoi me muzikë

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?










