Showbiz
Shkenda Dubova e shijon janarin në Maldive, gjersa sjell poza atraktive për ndjekësit e saj nga pushimet luksoze
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo i ka dhënë vetes një pushim në ishujt luksoz Maldive, duke e përmbyllur kështu në mënyrën më të mirë muajin e parë të vitit.
Dubova ndau të shtunën me ndjekësit e saj disa fotografi atraktive nga pushimet në ishujt e largët.
Foto: Shkenda Dubova/Instagram
Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa shijonte pishinën me pamje panorameske nga peisazhi që të ofrojnë Maldivet.
Asaj mund të shihet se i ishin servirë fruta dhe verë në një tabaka në formë zemre, gjersa nuk e ka bërë të ditur se nga kush po shoqërohet në këtë udhëtim.

Foto: Shkenda Dubova/Instagram
Për ta bërë edhe më mistike këtë pjesë, ajo vendosi thjeshtë një zemër të bardhë në mbishkrimin e fotografive, duke lënë në pikëpyetje fansat se mos kjo lidhet ndopak me jetën emotive të saj.
Sido që të jetë, pëlqimet dhe komentet e shumta për këngëtaren nga Gjilani nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj. /Telegrafi/

Foto: Shkenda Dubova/Instagram

Foto: Shkenda Dubova/Instagram

Foto: Shkenda Dubova/Instagram

Foto: Shkenda Dubova/Instagram

Foto: Shkenda Dubova/Instagram
You may like

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut










