Showbiz
Scarlett Johansson kurorëzoi me martesë romancën me Colin Jost
Published
6 years agoon
By
admin
Scarlett Johansson u martua fshehurazi me të dashurin e saj, komikun Colin Jost, me të cilin u fejua në maj të vitit të kaluar.
Lajmi i lumtur u njoftua nga organizata “Meals on Wheels America”, e cila mbështet programe për të parandaluar urinë tek të moshuarit në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe i ndihmon ata të mos ndihen të izoluar.
“Ne jemi të entuziazmuar të njoftojmë lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë martuar në fundjavë. Ishte një ceremoni intime ku morën pjesë vetëm miqtë e tyre dhe anëtarët e familjes, duke respektuar masat epidemiologjike”, thuhej në postim.
Siç thuhet në këtë faqe, dëshira e tyre ishte të ndihmonin grupet në nevojë, ose të moshuarit në këtë kohë të vështirë. “Ju lutemi merrni parasysh një donacion për të festuar me një çift të lumtur,” shkroi organizata.
(Foto: Instagram/fanpage)
Ndërkaq, Scarlett dhe Colin fillian romancën në vitin 2017, pasi u takuan gjatë pjesëmarrjes në “Saturday Night Live”. /Telegrafi/

Scarlett Johansson dhe Colin Jost (Foto: Insider)
You may like

Salma Hayek u bë bjonde për Halloween, e frymëzuar nga roli i Penelope Cruz

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë










