Connect with us

Showbiz

Johnny Depp humb betejën gjyqësore kundër “The Sun” – Gazeta e kishte konsideruar aktorin ‘dhunues’

Published

on

Aktori i njohur, Johnny Depp ka humbur betejën gjyqësore kundër gazetës The Sun, të cilët e kishin cilësuar ‘abuzues’.

Depp kishte kundërshtuar të jetë i dhunshëm ndaj gruas së tij, Amber Heard, me të cilën ende është në gjyq, shkruan Mirror.

Sidoqoftë kësaj, artikulli ishte publikuar në vitin 2018, ndërsa u paraqit si në gjykatë nga aktori në verën e vitit të kaluar.

Procesi i saj u mbajt sot, teksa u bë e ditur se gazeta britanike kishte i ishte përafruar të vërtetës që kishte ndodhur.

“Të pandehurit [The Sun dhe Gazetarët e Lajmeve] kanë treguar se artikulli ishte publikuar me fjalë thellësisht të vërteta”, është shprehur gjykatësi Nicol.

Ndërkaq, një nga përfaqësuesit e The Sun është shprehur se gazeta ka filluar me kampanja që vite më parë, kundër dhunës në familje. /Telegrafi/