Connect with us

Showbiz

Rita Ora me mesazh motivues për vajzat shqiptare në “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”

Published

on

E diela e dytë e muajit tetor (11 tetor) në Amerikë dhe tashmë në shumë vende të tjera në botë shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Vajzave”.

Me ç’rast edhe në Kuvendin e Kosovës u organizua kjo ditë, ku Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi për një mesazh që ka dërguar artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Osmani falënderon Ritën dhe theksoi se ajo shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë dhe jo vetëm.

Rita Ora (Foto: Facebook)

“Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty”, ka shkruar ajo.

Më poshtë ua sjellim mesazhin e plotë të yllit shqiptar:

“Përshëndetje. Jam Rita Ora. Pavarësisht se a vendos të bëhesh këngëtare, balerin, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë”. /Telegrafi/

Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty.

Publiée par Vjosa R. Osmani sur Dimanche 11 octobre 2020

Showbiz

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Published

on

Dawn Wells, e cila luajti Mary Ann Summer, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Los Angeles nga COVID-19, sipas publicistit të saj.

Aktorja ka qenë e pranishme në “Gilligan’s Island” për tre sezone me radhë, nga 1964 deri në 1967.

Foto: NBC

Për rolin e Mary Ann, ajo mundi 350 aktore të tjera, përfshirë këtu Raquel Welch.

Wells ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të tjerë si: “Silent But Deadly”, “Return to Boggy Creek”, “The Harlem Globetrotter”, “Super Sucker”, “American Christmas” etj.

Ylli amerikan po ashtu ka qenë e martuar me Larry Rosen nga 1962 deri në 1967. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Continue Reading

Showbiz

Nora Istrefi me biznes të ri

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistes Nora Istrefi (pa ndërhyrje):

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !

Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !

Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Vëllai i Dua Lipës feston ditëlindjen e 15-të, këngëtarja i bën një dedikim të veçantë

Published

on

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 15-të vëllai i këngëtares Dua Lipa, Gjin Lipa.

Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë, ku ndërkohë ka zgjedhur edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta të realizuara ndër vitesh.

25 vjeçarja në fotografitë që zgjodhi përfshihet edhe motra e Duas, Rina Lipa, e cila vite më parë ka bërë debutimin si fashioniste.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen për vëllain tim të dashur, Gjin Lipa. 15! Ju jeni më qesharaku, më i miri, më i sjellëshmi e më i kujdesshmi dhe jam shumë krenare për ty. Të dua dhe jam shumë me fat të jem motra jote”, ka thënë ajo.

Urimet për të vëllain e Lipës nuk munguan as nga fansat që numëron në rrjete sociale, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram ka mbi 57 milionë.

Dua ndërkaq këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, madje në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”.

Albumi u prit shumë mirë dhe thuajse të gjitha këngët janë shndërruar në hite e me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending