Showbiz
Rezart Veleshnja ‘nxjerr blof’ Luanën gjatë emisionit: Është një pijanece e paparë
Published
6 years agoon
By
admin
Prezantuesja e njohur Luana Vjollca i argëtoi publikun edhe një puntatë tjetër me emisionin e saj shumë të ndjekur, “Shiko kush luan”.
Duke qenë se emisioni u transmetua më 28 nëntor dhe përkoi me festën e flamurit, stafi bashkë me Luanën kishin menduar organizimin e një edicioni të veçantë.
Në lojën e shumëpritur nga publiku, “Thuaje ose pi raki”, nuk munguan edhe batutat e shumta nga protagonistët, të cilët u gjendën përballë tryezës, e cila ishte shtruar me ushqime tradicionale.
Foto: TCH/YouTube
Në një prej momenteve, humoristi Rezart Valeshnja i cili është pjesë e programit, mori fjalën për të treguar diçka në lidhje me atë se çfarë nddoh prapa kamerave.
Ndonëse në dozat e humorit, ai u shpreh se Luana mund të duket engjëllore para kamerës, por prapa saj është një “pijanece rakie e paparë”.
Me të thënë këtë, Luana filloi ta godasë Rezartin duke qeshur dhe duke i kërkuar të mos flasë, teksa u duk për një moment sikur nxori një “sekret” jo shumë të këndshëm para publikut.
Sido që të jetë, situata u kalua me të qeshura nga protagonistët, të cilët përfshinin një mori fytyrash të njohura publike si: Manjola Nallbani, Ilir Shaqiri, Korab Shaqiri, Orgesa Zaimi, Andi Lila, Florent Hadërgjonaj, dhe Shaolin Gang. /Telegrafi/
You may like

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën










