Showbiz
Pyetet për ndryshimet pas mbarimit të mandatit si presidente, Atifete Jahjaga: Nuk e besoj që kam ndryshuar
Published
2 months agoon
By
admin
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke theksuar se vazhdon të jetë zëri i shumë grave në nevojë me kauzat e saj sensibilizuese.
Jahjaga është pyetur gjithashtu edhe për ndryshimet që e kanë përcjellë pas mbarimit të mandatit të saj si presidente, ku nga gazetari është ngacmuar me pyetjen se a ka qenë niveli i stresit ai që ka ndikuar në këtë ndryshim.
Foto: Atifete Jahjaga/Instagram
“Nuk besoj që ka ndryshuar…”, ka thënë shkurt Atifete Jahjaga në përgjigjen e saj, duke hedhur poshtë kështu mundësinë e një ndryshimi drastik që nga koha kur përfundoi mandatin e saj si presidente.
E kur ra fjala te stili i veshjes, ajo potencoi se vazhdon të jetë e njëjta shije për modën, me përjashtim të xhinseve, të cilat tani mund t’i vesh meqë nuk është më nën hijen e protokollit presidencial.

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram
“Stili i veshjes ka qenë po ai stil, sepse janë disa forma dhe stile sepse janë veshjet protokollare – janë ato veshjet që përcaktohen në bazë të nivelit të takimeve dhe përfaqësimit. Por tash pak më shumë po e kam atë fleksibilitetin dhe luksin që nganjëherë të veshë edhe xhinse, gjë që s’e kam pasur mundësinë atëherë”, ka thënë Jahjaga.
Tutje ajo pati plot fjalë të mira për presidenten aktuale të vendit, Vjosa Osmanin, duke thënë se po ia del mjaft mirë dhe se dera e saj do të jetë gjithmonë e hapur për të, për t’i dhënë këshilla suksesi si gruaja e parë në historinë e Kosovës që mori postin e presidentes. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të