Showbiz
Kujton një nga momentet e shfrenuara në shtëpinë e BBV, Beatrix Ramosaj: Mos përdorni drogë djema
Published
2 months agoon
By
admin
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë pa dyshim një prej personazheve më interesantë të shtëpisë së Big Brother VIP.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, ajo krijoi një lidhje me aktorin Donald Veshaj, e cila qe jetëshkurtër, pasi u raportua se dyshja ndanë rrugët menjëherë pas përfundimit të aventurës së Big Brother VIP.
Sido që të jetë, kujtimet brenda ambienteve të shtëpisë, duket se vazhdojnë të jenë në memorien e freskët të bukuroshes Ramosaj.
Së fundmi, ajo ka rishpërndarë në InstaStory një video e cila është publikuar në TikTok, ku shfaqet një prej momenteve të argëtimit të saj, duke kërcyer nën ritmet e këngës “TL”.
Foto: Beatrix Ramosaj-InstaStory
Duke mbajtur një cigare, Beratrix në atë kohë ishte në një nga momentet e saj më të mira të argëtimit, duke bërë që faqet satirike ta përshkruajnë videon me mbishkrimin: “Epo s’qenka gjë ky bari”.
Dhe me të parë këtë, Beatrix e publikoi videon për fansat e saj në InsatStory, duke shkruar me shaka: “Mos përdorni drogë djema”.
Përndryshe kënga “TL” nën ritmet e së cilës është shoqëruar videoja në fjalë, është shkruar nga ish-i dashuri i saj, Donaldi, para hyrjes në shtëpinë e BBV, si një dedikim për ish-të dashurën e tij, Borën. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të