Connect with us

Maqedoni

Pushtetin nuk e frikëson mocioni i mosbesimit – Alsat

Published

on

Qeveria nuk i frikësohet mocionit të mosbesimit të paralajmëruar nga opozita. Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, deklaron se për fat të keqe opozita aktuale lufton vetëm për të bllokuar punën e Kuvendit dhe ecjen e shtetit drejt rrugës së BE-së.

 Kështu që për iniciativat për besim le të urdhërojnë. Mendoj se ajo më shumë do të flasë për dobësinë e tyre se sa për forcën e tyre. E do të dëshmojë se të gjitha këto iniciativat për t’u vendosur pengesa tek më e vështira, të bllokohen institucionet në krizën më të madhe, dëshmon se beteja e  vetme të cilën e udhëheqin është beteja se si t’i ruajnë kulluqet e tyre partiake, e jo si t’i ndihmojnë shtetit’ deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes

 Në të njëjtën vijë qëndrimi edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi. Ai thotë se opozita është pa ide konkrete që të kontribuojë në tejkalimin e sfidave aktuale.

 Në kohë pandemie, në kohë kur ne të gjithë luftojmë të ekzistojë ekonomia, të bëjë rilindje shoqëria jonë, ta tejkalojmë pandeminë, të fitojmë datë për fillimin e negociatave, ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Brukselin dhe shteti jonë të lundroj drejtë portit të Brukselit, opozita është pa ide dhe gjen lloj lloje arsye që ti shmanget përgjegjësisë për pësimin e disa hershëm të humbjeve’ pohoi Artan Grubi, zv/kryeministër.

 Pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev në mediat bullgare, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski deklaroi se pas mbarimit të 100 ditëve të para nga formimi i Qeverisë, do të ngrenë në Kuvend mocion të mosbesimit të Qeverisë për të cilën presin mbështetje nga të paktën 61 deputetë.

Mefail ISmaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending