Connect with us

Maqedoni

Poroji dhe xhepçishti, pa kanalizim dhe ujë pa pije

Published

on


Mbushin arkën e komunës me tatime e obligime tjera, por nuk kanë kanalizim dhe ujësjellës. Rrugët i kanë bërë me vetiniciative pas sic thonë banorët nga shteti asnjëherë nuk kanë marrë mbështetje financiare. Kjo është gjendja në fshatrat Poroj dhe Xhepcisht të komunës së Tetovës me mbi 8 mijë banorë

Ka 128 firma aktive Puroj dhe Xhepçisht, me 8400 banor pra jepet një kontribut i madh në aspektin financiar për shtetin. Qeveria,  shteti duhet të ketë parasysh kanalizimet, ujësjellësin që ta përmirësoj jetën e njerëzve. Premtime sizakonisht ka plot para zgjedhjeve mirëpo mbesin në sirtarët e komunave. Veç protestat kanë mbet të dalin banorët që të beht diçka, ndrysha ska gjë”.

Jamat janë infektim maksimal, ska më keq, s`kemi dhe ku i çojmë. Premtime ka boll por punë jo aspak. Është matur disa herë kanalizimi, ende nuk ka fillu”.

“Ky vendbanim Poroj Xhepçisht është me më shumë tatim që paguan, asnjë investim as një bekatonkë nuk është vendosur. Ende mbytemi me jama, ndërsa vetëm dy kilometra e kemi Tetovën”.

Poroji dhe Xhepçishti nuk janë fshatrat e vetme që janë pa kanalizim. Në gjendje të tillë është edhe Çarshia e Epërme në Tetovë. Këta banorë vite me radhë kërkojnë kanalizimin”.

 Të pyetur për problemin në fjalë, në drejtorinë për veprimtari komunale të komunës së Tetovës, shkurt janë përgjigjur se, pa përfunduar kolektori i ujërave të zeza, nuk mund të fillojnë punët për ndërtimin e kanalizimit për vendbanimet e përmendura. Për dallim prej fshatrave Poroj dhe Xhepçisht ku nuk ka as projekt për investime në kanalizimin fekal, një gjë e tillë tanimë është bërë nga komuna e Tetovës, për fshatrat e Malësisë së Sharrit, por edhe atje ende nuk kanë filluar punimet.

Bashkim Sulejmani                     

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending