Connect with us

Maqedoni

Dallimi i madh mes të infektuar dhe të shëruarve

Published

on


Në raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur shifra të larta të të infektuarve, por jo edhe shifra të të shëruarve pavarësisht se shumë prej të infektuarve tani kanë kaluar një periudhë të gjatë që nga diagnostikimi me covid-19. Nëse 10 ditë më parë numri i të infektuarve ishte mbi 200, i të shëruarve ishte pothuajse i përgjysmuar. Algoritmi i ri ka bërë që të dhënat e të shëruarve të mos jenë të përafërta me të dhënat e të infektuarve që figurojnë në raportet e publikuara 10 ditë më herët. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përveç personave që kanë humbur jetën nga ky virus, jo të gjithë të tjerët e mundin virusin korona gjatë të njëjtit hark kohor. Disa prej tyre trajtohen më shumë se 20 ditë.

Ministria e Shëndetësisë
“Dallimi që ju theksoni ka të bëjë me faktin se jo të gjithë pacientët në kurim shtëpiak dhe ata pa simptoma shërohen brenda 10 ditësh. Disa prej tyre që shfaqin simptoma, por që kurohen në kushte shtëpiake në përputhje me pasqyrën e tyre shëndetësore, shërohen pas 20 ditësh. Sipas algoritmit të ri, pavarësisht rezultatit të kontrollit të radhës, është konstatuar se tek pacientët pa simptoma pas 10 ditësh virusi nuk ka fuqi që të shkaktojë infektim, ndërsa tek ata me simptoma ky afat është 20 ditë.”

Pacientët e infektuar me Covid-19, që nuk kanë manifestuar simptoma dhe që kurohen në shtëpi edhe pse nga izolimi lirohen 10 ditë pasi kanë rezultuar pozitiv në testin e parë për këtë virus, vërtetimin se janë të shëndetshëm e marrin pas 28 ditësh. Mjekja Sefjane Ferati, e cila që nga fillimi i pandemisë ka trajtuar rreth 270 pacientë me viruskorona, thotë se vërtetimi jepet jo më herët se 28 ditë për shkak se pacientë të caktuar mund të shfaqin anemi të lehtë alergji apo ndryshime në glukozën në gjak.  Sipas  algoritmit të ri, që hyri në fuqi më 18 gusht, mjeku amë monitoron çdo ditë pacientët dhe të dhënat i dokumenton në një regjistër përkatës.

“Për ata pacientë që të vërtetojmë se janë të shëndoshë, ne duhet të presim kontrollin deri në 28 ditë. Unë personalisht në ordinancën time i trajtoj gati një muaj.  Pas  një muaji mund të jua jap atë vërtetimin. 05:08 Në vërtetim themi se pacienti nuk ka asnjë simptomë të ndonjë sëmundje, sepse nuk themi nga COVID apo ndonjë virus, por e themi si pacient të shëndoshë.05:22 Nuk potencohet virusi, sepse nuk e dimë, ky virus mund të përsëritet. Mund të kombinohet me viruset sezonale.”

Në dhjetë ditët e fundit, sipas raporteve të Ministrisë së Shëndetësië numri i të infektuarvr është rritur për 3.301 persona apo nga rreth 330 në bazë ditore ndërkohë që i të shëruarve në rreth 130 në bazë ditore apo gjithsej 1.313 persona të shëruar.

Përgatiti: Evi Shkopi

 

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending