Connect with us

Sport

Pogba thotë se po kalon momente të vështira te Manchester United

Published

on

Paul Pogba ishte njëri nga transferimet më të bujshme në histori të futbollit që kur kaloi nga Juventusi te Manchester United në vitin 2016, shkruan “Zeri.info”.

Ylli francez ka vlerësuar këtë edicion si sezonin më të vështirë në karrierën e tij si futbollist.

27-vjeçari francez është shprehur se te Kombëtarja franceze është duke kaluar momentë më të mira, se sa te klubi i tij aktual.

“Kjo është një periudhë, llojin e së cilës unë kurrë nuk e kam provuar në karrierën time. Kombëtarja franceze është një frymë e freskët … Ne jemi shumë të lumtur që kemi ardhur këtu dhe të gjithë shumë të lumtur që shohim përsëri njëri-tjetrin”, i tha ai në RTL.

“Nuk është e njëjtë si me klubin. Ne të gjithë bashkohemi, është magjike. Ne e kuptojmë që të gjithë janë të lumtur që vijnë dhe kjo bën një ndryshim”, ka shtuar mes të tjerash ai.

Alsat