Connect with us

Shendetsi

Pasi veshi fustanin me të cilin shkëlqeu në AMA, Dua Lipa merr këtë dhuratë

Published

on

Dua Lipa ishte padyshim ylli i mbrëmjes në “American Music Awards”, ku shkëlqeu me disa fustane të punuara nga Versace. Në tapetin e kuq ajo kishte veshur një fustan nga marka e njohur, në ngjyrë të bardhë dhe me disa motive yjesh në ngjyra të ndryshme. Mirëpo më shumë se vetë fustani, fansat i la pa fjalë çmimi i tij, sepse kushton plot 10 mijë euro.

Dua ishte e para që veshi këtë fustan nga Versace në tapetin e kuq, sepse ai ishte prezantuar së fundmi në sfilatën “Pranverë/Verë 2021” të markës së njohur. Për ta falenderuar Dua-n për përzgjedhjen, trashëgimtarja e markës dhe njëherësh drejtuesja e kreativitetit, Donatella Versace, ka surprizuar Duan me një dhuratë të veçantë.

Ajo i ka dërguar në shtëpi këngëtares një buqetë me lule shumëngjyrëshe, të cilat Lipës i kanë pëlqyer shumë.

“Woweeee! Shumë faleminderit Donatella Versace, këto janë mahnitëse”, ka shkruar Dua përkrah një videoje të luleve.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes në “AMAs”, Dua Lipa u vlerësua me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën “Don’t Start Now” dhe performoi në skenë hitin “Levitating”.