Connect with us

Shendetsi

Fitojnë PSZH e Junajted, Morata shpëton Juven

Published

on

Janë katër skuadra që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Barcelona, Juventus, Çellsi dhe Sevilja, janë skuadrat e parë që kanë siguruar kalimin tutje, pas vetëm katër xhirosh të zhvilluara. Barcelona dhe Juventus janë pjesë e grupit G, dhe pas katër ndeshjeve të zhvilluara, katalanët numërojnë 12 pikë, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ nëntë pikë.

Prej nesër, 40 infermiere kthehen në punë, paralajmëroi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se marrëveshjet me të cilat infermieret ishin të angazhuara në kohë të caktuar në Dhomën shëndetësore – Shkup, u vazhdohen.

“Ata edhe më tej do ta punojnë profesionin më fisnik – shpëtimin e jetës së njerëzve!”, ka shënuar ministri në Fejsbuk.

Kalimin tutje kanë siguruar edhe dy skuadrat e Grupit E, Sevilja dhe Çelsi, me nga 10 pikë të grumbulluara. Gjatë ditës së mërkurë do të ketë edhe disa ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve, dhe pritet të shihet se cilat do të jenë skuadrat tjera që do të sigurojnë fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.Skuadra e Juventusit ka vuajtur, por ka arritur që në fund të mposht 2:1 Ferencvaroshin në Ligën e Kampionëve. Skuadra hungareze pa vetën në epërsi pas vetëm 19’ minutash lojë, kur shënoi përmes sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni dhe 25 vjeçari vendosi të festojë si Ronaldo, para syve të tij.

Nuk vonoi shumë, dhe Juventusi arriti barazimin, pikërisht me anë të Ronaldos, ndërsa golin e fitores Juventus e shënoi në minutën e 92’, nëpërmjet spanjollit Alvaro Morata, që doli të jetë edhe heroi i skuadrës nga Torino.

Ndërkohë Man. Junajted dhe Paris Sent Zhermeni kanë shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Bashakshehirin, respektivisht Lajpcigun.”Djajtë e Kuq” mposhtën me 4:1 Bashakshehirin, ndërsa PSZH me 1:0 mund Lajpcigun. Bruno Fernandes realizoi dy golat e parë (7’ dhe 19’), para se Markus Rashford (35’) dhe Daniel Xhejms (90′) të konfrimojnë fitoren për Junajtedin. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Deniz Turuc.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSG-së i ka mjaftuar një gol i Nejmar nga penalltia në minutën e 11’, për fitoren 1:0.

Çellsi dhe Sevilja janë skuadrat e parë që sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të Championsit, pasi i fituan ndeshjet respektive në ruandit e katërt të sfidave në grupe. Londinezët mposhtën 1-2 Renin ndërsa andaluzët iu imponuan me të njëjtin rezultat (1-2) Krasnodarit në sfidat e vlefshme për Grupin E. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard shënoi e para në sfidën ndaj Rennes me talentin Hudson-Odoi në pjesën e parë, ndërsa 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt barazoi Guirassy. Gjithsesi, në kohën shtesë Giroud realizoi golin e ftores për Chelsea-n.

Sevilla hapi dhe mbylli Serinë e golave ndaj Krasnodarit me autorë Rakitic (4′) dhe El Haddadi (90+5′), ndërsa për rusët e Krasnodarit barazoi përkohësisht Ëanderson. Chelsea e Sevilla kryesojnë grupin me nga 10 pikë, ndërsa Rennes dhe Krasnodari, me nga vetëm 1 pikë do të luftojnë për vendin e tretë që i lejon të vijojnë në Europa League.