Connect with us

Sport

Pas 3 ndeshjesh, grupi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve mbetet i balancuar, por ja kush e mban kryesimin formalisht

Published

on

Shqipëria vijon të ketë shpresë në grupin C të grupit 4 në Ligën e Kombeve pasi pas 3 ndeshjesh e sheh veten të renditur në të njëjtin nivel pikësh me skuadrat e tjera.

Fitorja me Bjellorusinë, humbja me Lituaninë dhe barazimi me Kazakistanin kanë bërë që kuqezinjtë të mbledhin 4 pikë, sa të tjerat.

Madje dje Bjellorusia kishte shansin e artë të merrte kryesimin, pasi përmbysi Lituaninë 1-2 në Vilinius por baltikët u ‘zgjuan’ në fund dhe barazuan, ashtu si Shqipëria me Kazakistanin.

Teksa kanë mbetur edhe tre ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve, surprizuese është se Kazakistani mban kryesimin pasi ka një golavarazh pozitiv +1, por ka shënuar vetëm një gol më shumë se Shqipëria.

Kuqezinjtë renditen të dytët pasi kanë shënuar një gol më pas se Kazakistani edhe pse ka pësuar më pak, vetëm 1 gol që i kushoi humbjen ndaj Lituanisë.

Vendin e tretë e mban Bjellorusia pasi ka golavarazh negativ -1 të njëjtë si Lituania, por ka shënuar një gol më shumë se baltikët.

Alsat