Connect with us

Sport

Pandev: Digjem nga dëshira për ta fituar ndeshjen kundër Kosovës

Published

on

Kapiteni i reprezentacionit të Maqedonisë, Goran Pandev tha qartë se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij të shkëlqyeshme.

“ Dëshira ime, federata dhe ambasada e Maqedonisë në Itali kishin një dëshirë të madhe për të ardhur këtu dhe në fund ia dolëm. Ne jemi duke u përgatitur si për të gjitha ndeshjet e tjera. Do të jetë për të ardhur keq që nuk do të ketë tifozë dhe që të dy ekipet kombëtare nuk janë të kompletuara. Ne sigurisht që shpresojmë të fitojmë”, vijoi ai, përcjell lajmi.net.

“Ndeshjet në fanellën e klubit dhe këto në ekipin kombëtar, për mua ky është shansi i fundit për t’u kualifikuar me Maqedoninë në Kampionatin Evropian. Emocionet janë sigurisht këtu, nëse nuk do të ishin ato do të kishin dalë në pension deri tani. Ne duam ta bëjmë të lumtur popullin maqedonas në këto ditë të vështira”, tha Pandev.

“Ne duhet të hyjmë me kokë të ftohtë, kemi shumë lojtarë që kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Ne të gjithë po digjemi nga dëshira për të fituar këtë ndeshje”.

Disa faktorë e ndihmuan Pandev të merrte pjesë në këtë takim.

“Më meritorët për mua këtu janë trajneri, federata, ambasada jonë maqedonase në Itali, si dhe njerëzit në klubin tim. Të gjithë në klub e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua, prandaj më ndihmuan. Unë dua t’u dërgoj një mesazh disa njerëzve të cilët as nuk dërguan një mesazh për të pyetur se si është Goran, a do të luajë ai në këtë ndeshje”, përfundoi ai.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending