Showbiz
Pamje të reja nga koncerti virtual i Dua Lipës, këngëtarja merr vëmendje me paraqitjen spektakolare
Published
6 years agoon
By
admin
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të premten mbajti një koncert virtual për të gjithë admiruesit e muzikës së saj.
‘Studio 2054’ mbante titullin mbrëmja, në të cilën bukuroshja dhuroi një performancë të mahnitshme, përfshirë këtu interpretimin e hiteve më të mëdha të karrierës së saj disavjeçare.
Megjithatë pas mbarimit të këtij spektakli, Lipa falënderoi të gjithë ata që e ndoqën e po ashtu ndau disa pamje të tjera nga koncerti.
Dua Lipa (Foto: Instagram)
Në imazhet e reja e me veshje të ndryshme, 25 vjeçarja mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e mrekullueshme.
Ajo gjithashtu kishte pas vetes edhe një sërë valltarësh duke e bërë kështu koncertin edhe më atraktiv.
“Studio 2054”, ka shkruar ajo.
Performanca e Duas gjithashtu u mundësua të ndiqej edhe nga Kosova, ndërsa ‘Sunny Hill’ shpërbleu pjesëmarrësit e festivalit me 50% zbritje në biletat. /Telegrafi/
You may like

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5










