Connect with us

Showbiz

Modelja Belen Rodriguez vishet nga kreatorja Lia Stublla

Published

on

Kreatorja e njohur shqiptare, Lia Stublla, tashmë qëndron prapa çdo paraqitje elegante e të veçantë të artisteve me famë botërore.

Këtë e ka dëshmuar me bashkëpunimet e shumta që ka pasur, ndonëse vazhdon të jetë akoma mjaft prezent në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi është modelja argjentinase, Belen Rodriguez, ajo e cila ka zgjedhur të vishet nga kreatorja nga Kosova.

Belen Rodriguez (Foto: Instagram)

Ajo ka ndarë disa fotografi në InstaStory, në të cilat ka etiketuar Stubllën dhe duket se është ndarë e kënaqur nga puna e saj.

Fustani, i veshur nga Belen, është i bardhë dhe ka një model unik të prerë anash.

36 vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme, gjersa mori vëmendje të madhe edhe me linjat trupore atraktive.

Krahas kësaj, Lia është përkujdesur disa herë edhe për dukjen e Georginas, partneres së Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/