Connect with us

Maqedoni

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, në gjendje alarmante

Published

on


Ishuj të vegjël u shfaqën në brigjet e Liqenit të Ohrit, në vende të cilat më herët ishin nën ujë. Kjo situatë është rezultat i uljes së vazhdueshme të nivelit të liqenit për më shumë se një muaj, paralajmërojnë ambientalistët. Niveli i liqenit, sipas Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike, aktualisht është 693.13 metra mbi nivelin e detit, që është 15 deri në 20 centimetra nën mesataren për këtë muaj, dhe katër centimetra nën lartësinë e lejuar natyrore prej 693.17 metra, të vendosur nga Marrëveshja Bilaterale me Shqipërinë. Ambientalistët thonë se nuk duhet të bëhen më lojëra me liqenin.

“Liqeni i Ohrit nuk është një akumulim ose rezervuar për furnizimin e hidrocentraleve në Maqedoni dhe Shqipëri me ujë për prodhimin e energjisë elektrike”, deklaroi Trajçe Taleski, Instituti i Hidrobiologjisë Ohër.

Çdo ulje në nivelin e liqenit ka një ndikim negativ në speciet bimore dhe shtazore që jetojnë në të, thonë biologët. Niveli i ulët gjithashtu shkakton probleme për pronarët e anijeve të ndryshme.

“Unë e shoh situatën dhe niveli vërtet ka rënë . Anijet nuk mund të ndalen … ”
“Nga normalja ka rënë saktësisht një metër. Unë e ndjek këtë vite me radhë. Unë jam 50 vjeç. Do të ulet edhe më shumë. Askush nuk mban llogari për këtë”.

Sidoqoftë, nga kompania e energjisë elektrike thotë se rënia e nivelit të Liqenit të Ohrit në periudhën e kaluar ishte brenda kufijve të lejuar.

“Gjatë shtatorit, u bë shkarkimi i shtuar i ujit nga Liqeni i Ohrit në Drinin e Zi, në interes të lehtësimit të aktiviteteve për heqjen e më shumë se 100,000 m3 rërë dhe materialit tjetër në derdhjen e Drinit …”, thonë nga ESM.

Në vitet e fundit, liqeni shpesh ka pasur lëvizje poshtë ose lart. Arsyeja më e zakonshme janë kushtet e motit, përkatësisht periudhat e thata ose shkarkimi i ujit në Drinin e Zi.

Miki Trajkovski

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending