Maqedoni
Ngjarjet e Kumanovës, Hoti e Zaev i shmangen pyetjes
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
23.10.2020 16:05
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai takoi kryeministrin Zaev, ndërsa pasdite do të takojë liderët e partive shqiptare. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hoti dhe Zaev iu shmangën pyetjes së gazetarëve nëse kanë biseduar për ngjarjet e Kumanovës, për hetimin ndërkombëtar për këtë rast, por edhe për ekstradimin eventual të burgosurve. Zaev, deklaroi se bashkëpunimi me Kosovën është prioritet i Qeverisë pasi është një nga vendet me këmbim më të lartë tregtar. Zaev vazhdoi të premtojë se autostrada Shkup-Bllacë është prioritet, por pa dhënë afate konkrete se kur do të jetë gati. Ndërsa Hoti theksoi se mbyllja e kufirit për disa muaj nuk ka qenë kufizim për qytetarët por masë për mbrojtje nga pandemia. Pasdite Hoti dhe Zaev do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G me nënsekretarit amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.
Me kënaqësi dua të theksoj se janë në vijim përgatitjet për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë. Faza e parë e tenderimit ka përfunduar. Shpresojmë që këto ditë do të përfundojë eksproprijimi që të mund të përfundojë shpejtë edhe faza e dytë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.
Një menaxhim që e kemi pasur shumë të ngushtë në menaxhimin e pandemisë, dy ministritë tona të shëndetësisë kanë punuar së bashku. Të gjitha veprimet që janë ndërmarrë sa i përket kalimit të kufirit nuk duhet t’i shihni si kufizime por si veprime që duhet t’i ndërmarrim ne së bashku, të dy qeveritë, për të menaxhuar së bashku me këtë pandemi”-pohoi Abdulla Hoti, Kryeministër i Kosovës.
You may like

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

Pak ditë nga nisja e Big Brother, ky është konkurrenti që nuk e duan në finale

Chris Rock për martesën e tij të dështuar: Nuk isha një burrë i mirë, shikoja shumë pornografi

Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

“A e di çka do të thotë me u shit”, Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother

Hailey Bieber zbulon problemet shëndetësore me të cilat u përball pas lindjes së djalit










