Connect with us

Maqedoni

Emërimet e reja, kuadro jo përkatës do të ndajnë projekte që vlejnë miliona euro

Published

on


Përkthyese nga gjuha shqipe dhe maqedonase, politikologë, sociologë, dhe një jurist janë midis anëtarëve të rinj të bordit të drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, që do të duhet të ndajnë 18 milion euro për inovacione. OJQ-të, që analizojnë punësimin e pozicionet menaxheriale në vend, vlerësojnë se ky është një motiv shtesë për kontroll mbi personat e sapoemëruar nga eshaloni i tretë.

Bordi i ri i menaxhimit të fondit të inovacionit

• Monika Jovanova (përkthyese dhe interpretuese e diplomuar nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe anasjelltas), për një periudhë tre vjeçare;
• Pishtar Lutfiu (Magjistër në fushën e shkencave politike), për një periudhë tre vjeçare;
• Kalina Leçevska (Doktoreshë e Shkencave Sociologjike), për një periudhë tre vjeçare;
• Branko Niçota (Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës), për një periudhë tre vjeçare;
• Dimitrija Angjelkovski, për një periudhë dy vjeçare;
• Sinisha Veljanovski (jurist i diplomuar dhe m-r i Drejtës Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me provim të dhënë juridik) për një periudhë dy vjeçare; dhe
• Driton Ziberi, për një periudhë dy vjeçare.

Fakti që qeveria u angazhua në përbërjen e fundit ndaj kritereve shumë specifike për zgjedhjen e udhëheqësve për të cilët kriteret e përgjithshme si nënshtetësia janë shumë më pak të rëndësishme dhe vazhdohet me angazhim, në bazë të kompetencave dhe kjo është ajo që do të shohim për këto emërime. Një nga gjërat që duhet kushtuar vëmendje është përvoja e mëparshme, e jo aq shumë arsimimi – deklaroi Misha Popoviç Instituti për Demokraci.

Sektori i shoqërisë civile vlerëson se për momentin nuk janë shumë të rëndësishme ndryshimet e drejtorëve. Ka reagime ndaj shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit të Punës Alajdin Havziu, për të cilin thonë se kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Theksojnë se Inspektorati i Punës është një nga institucionet që është angazhuar më shumë për shëndetin e punonjësve në krizën me Kovid 19.

Dy javë më parë, Ljupço Nikollovski tha se kompetencat e inspektorateve do të rriten, ku është ajo, kanë kaluar dy javë. A ishte shkarkimi kaq i rëndësishëm, vendime politike. Nuk jam duke thënë se drejtori i ri i punës nuk do të punojë, por jam duke thënë se kishte çështje me shumë më tepër prioritet – tha Kristina Ampeva “Tekstil-punues i Zëshëm”.

Vetëm një muaj më parë, Qeveria njoftoi se të gjithë ata që duan të ndihmojnë në institucione, pavarësisht nga përcaktimi i tyre, do të kenë mundësinë të aplikojnë për pozitë drejtuese.

Ndarja e pozicioneve të drejtorit nuk bazohet në atë se ju do të merrni njërën dhe ne tjetrën ose të ngjashme, por po flasim për prioritetet e programit të Qeverisë – u shpreh Lupço Nikollovski- zv- kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Biografi të ngjashme, të papërshtatshme kanë edhe disa nga anëtarët e ri të Këshillave drejtues të kompanive shtetërore të zgjedhura nga qeveria. Adnan Azizi i diplomuar në fakultetin filologjik do të marrë vendime kryesore në “Hekurudhat e Maqedonisë”. Fahrudin Hamidi, i cili ka master në biznes dhe menaxhment, do të jetë pjesë e Këshillit mbikëqyrës të institucionit më të njohur shtetëror që ndan paga më të larta- Navigacioni ajror. Drejtori i ri i Agjencisë së emigracionit, Izmit Nura është magjistër i shkencave politike kurse vjen nga pozicioni i zv / drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport. Inxhinieri i elektro- teknikës, Dejan Pavllevski është emëruar shefi i Agjencisë për Investime të Huaja. Ndryshe, pas informacionit në publik që drejtori aktual i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi duhet të vijë në krye me “Rrugët e Shtetit”, Antikorrupsioni theksoi se është më joproduktive kur pozitat e drejtorëve negociohen me direktivë të partisë, dhe jo përmes konkursit publik.

Ile Petreski

 

 

 

 

 

 

 

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending