Maqedoni
Ngec hetimi rreth financimit të disa portaleve “parazgjedhore”
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
25.10.2020 14:39
Policia ende po heton kompanitë që Prokuroria e Krimit të Organizuar dyshon se kanë hapur qëllimisht portale interneti para zgjedhjeve të 15 korrikut. Një muaj pasi hetimi u njoftua zyrtarisht për publikun, Ministria e Brendshme vazhdon të mbledhë prova përse kompanitë kanë hapur portale në Internet, pa impresum, pa seli të faqes, dhe pa një listë çmimesh për reklamat politike të paguara. Dyshimi i policisë është se partitë janë reklamuar në portale me numër të ulët lexuesish.
Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme në mënyrë që të sqarojë rastin. Duke qenë se rasti është në procedurë para hetimore, për momentin prokuroria nuk mund të ndajë detaje në lidhje me rastin për të cilën jeni të interesuar – njoftojnë nga Prokuroria Themelore.
Sipas informacioneve jozyrtare, VMRO-DPMNE është partia që ka paguar për reklama politike në zgjedhjet e fundit në portale, që janë hapur pak para ditës së votimit. Këto janë kompanitë “Global Net”, “Next Level Solutions” dhe “Media Com” – kompani nga të cilat policia konfiskon dokumente për krijimin e ueb faqeve. Kështu që do të kontrollohet reklamimi i: lady.mk, srekja.mk, gradina.mk, indigo.mk, visitskopje.mk, ekran.mk, biznisvesti.mk, times.com.mk. Elementi kryesor sipas të cilit Ministria e Brendshme filloi hetimin e ndërmarrjeve është pagesa e 20 mijë eurove nga arka e VMRO-DPMNE-së të shpërndarë në shtatë portale. Sipas Kodit Zgjedhor, shuma që mund të paguhet në një portal nuk duhet të jetë më e lartë se pesëmbëdhjetë mijë euro. Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, një muaj më parë njoftoi se do të kontrollonte reklamimin politik të paguar, të partive të tjera, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, nëse është hapur një hetim për subjekte të tjera politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik të këtij viti.
Bojan Stojanovski
You may like

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni










