Connect with us

Business

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me çmim më të lirë – ALSAT-M

Published

on


Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka sjellë vendim për lirimin e çmimit të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi pas mesnate. Benzina do të lirohen për 1,00 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1,5 denarë.

Sipas këtij vendimi, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 58,50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 60,50 denarë.

Me vendimin e ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë një litër EURODIZEL do të kushtojë 49,00 denarë.

Çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri lirohet për 1,5 denarë dhe do të kushtojë 49,00 denarë për litër.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Qeveria të subvencionojë eksportuesit, bilanci tregtar ende negativ

Published

on

Përkundër trendit rritës të nivelit të eksportit të mallrave vendore në tregjet evropiane, Kosova vazhdon të ketë ende bilanc tregtar negativ, si rrjedhojë e importit të lartë.

Në tre muajit e parë të këtij viti niveli eksporteve ka shënuar rritje prej 55 milionë euro, por megjithatë njohës të ekonomisë po konsiderojnë se ky trend ende është i ulët krahasuar me importin e madh që ka vendi.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj thekson për KosovaPress se është e vërtetë se ka një rritje të sasisë së produkteve të cilat eksportohen në tregjet ndërkombëtare, por prapë sipas tij është përqindje e ulët.

Njohësi i kësaj fushe, Mulaj ka kërkuar nga Qeveria e re mbështetjen e prodhuesve vendorë me anë të përmirësimit të politikave tregtare, duke subvencionuar kompanitë eksportuese.

Mulaj: Qeveria të subvencionojë kompanitë eksportuese

“Ende është rrit importi i produkteve shumë më shumë. Arsyeja më e madhe ka qenë arsyeja e konsumit më të madh. Por, është trend i mirë(rritja eksportit), trend të cilin ka qenë dashur të ndikojë shteti i Kosovës përmes politikave adekuate, të cilat do të mbështesnin në mënyrë direkte prodhuesin, i cili ka për synim eksportin. Ka plotë praktika të mira ndërkombëtare, por edhe rajonale ku shtetet, qeveritë e ndryshme përmes politikave të tyre lehtësuese subvencionuese ndihmojnë politikat eksportuese me qëllim që të përmirësohet bilanci tregtar i Kosovës. Ende jemi vendi më konsumues në Evropë dhe do të duhej një strategji ndoshta dhjetë vjeçare që mbështet prej të gjitha partive politike dhe për dhjetë vjet fuqia e shtetit orientohet në ato masa të cilat do të përmirësonin politikat tregtare të Kosovës”, thekson Mulaj.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se përkundër pandemisë Covid-19 niveli i eksporteve në tre mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 64 përqind, dhe siç thotë ai bilanci tregtar i Kosovës, pritet të jetë mbi 15 përqind mbulimi i importit me eksport.

Stavileci thotë se eksportet në vitin e kaluar kanë qenë 450 milionë euro, ndërsa presin që ky nivel sivjet të arrin deri në 700 milionë.

Stavileci: Përkundër pandemisë ka rritje të eksportit

“Në tre mujorin e parë të vitit 2020 kanë qenë 87 milionë euro mallra të eksportuara, derisa sivjet kjo shifër është arritur të jetë jashtëzakonisht e kënaqshme, kemi 142 milionë euro të cilat janë eksportuar, derisa rritja në vlerë është 55 milionë euro më shumë mallra të eksportuara në tre mujorin e këtij viti se në tre mujorin e vitit të kaluar… Përkundër pandemisë ne kemi parë që edhe vjet nëse e krahasojë eksportin e këtij viti me vitin e kaluar, është se viti i kaluar ka qenë një vit më i mirë i eksportit të produkteve kosovare. Derisa sivjet ky trend ende është duke u rrit nëse ne kemi 64 përqind më shumë mallra të eksportuara, ne presim që deri në fund të vitit të përmbyllet viti me 600-700 milionë euro mallra të eksportuara”, thekson ai.

Stavileci thotë se mallrat të cilat kanë arrit të gjejnë treg si në tregun Evropian, ashtu edhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë produkte të industrisë ushqimore, të mobileve (përpunimit të drurit) dhe industrive metalike.

Edhe zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) Ilir Berisha thotë për KosovaPress se sa i përket treguesve makroekonomikë, eksportet gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje 24 përqind, ndërsa importet kanë shënuar një rënie prej 5.7 përqind për shkak të pandemisë.

Berisha: Bilanci tregtar është përmirësuar për 9.4 përiqnd

“Eksportet janar – dhjetor 2020 në krahasim me 2019 kanë pasur një rritje prej 24 përqind, ndërsa te importet ka pasur një rënie prej 5.7 përqind dhe kur e publikojmë si informator makro ekonomik bilancin tregtar dhe gjithashtu përqindjen e evulimit më 2020 është rritë kjo përqindja e mbulimit të importit me eksport me 14 përqind edhe pse mbetet ende e ulët, ndërsa në vitin 2019 ishte 11 përqind. Bilanci tregtar është përmirësuar për 9.4 përqind në krahasim me 2019”, thotë Berisha.

Në anën tjetër, sipas Ismet Mulajt ngritja e cilësisë së produkteve është një proces ashtu siç është sigurimi i tregjeve, por dora e shtetit sipas të cilit në këtë drejtim do të ndihmonte edhe më shumë prodhuesin.

Mulaj: Qeveria duhet të përmirësojë ambientin e të bërit biznes

“Tregjet ndërkombëtare kanë ‘etje’ për produkte të reja, për produkte të cilat vijnë prej vendeve që janë në zhvillim, prej vendeve të varfra, për shkak edhe të kostos prodhuese. Por çfarë do të duhej shtetit të bëj? E para të përmirësojnë ambientin e të bërit biznes në Kosovë që prodhuesit në Kosovës të ndihen të stimuluar, të përkrahur, të mbështetur që prodhimet e tyre të jenë konkurruese në raport me prodhuesit në rajon dhe nga bota”, thotë ai.

Mulaj shton se Kosovës i nevojiten marrëveshje preferenciale sikur me SHBA-të dhe me BE-në, edhe me Turqinë e cila nuk është nënshkruar asnjë herë. 

Alsat

Continue Reading

Business

Shpenzimet e papritura që nuk i mbulon paga

Published

on

Afër 50 për qind e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund të mbulojnë, me mjete vetanake, një shpenzim të papritur prej 100 eurosh. Kështu thuhet në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ku jepen të dhëna për kushtet e jetës.

Edhe qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se një shumë prej 100 eurosh për një shpenzim të papritur nuk arrijnë ta mbulojnë, për shkak se të ardhurat e tyre në ekonomitë familjare janë të ulëta.

Shkëndije Bytyqi, 33-vjeçare nga Prishtina, thotë se në familjen e saj me gjashtë anëtarë, të gjithë janë të punësuar. Por, një shpenzim i papritur prej 100 eurosh, ajo thotë se nuk arrin ta mbulojë me mjete vetanake dhe duhet të kërkojë mbështetje nga familja.

“Duke marrë parasysh që rrogat në Kosovë nuk janë shumë të larta, nuk mund të mbulojmë të gjitha shpenzimet. Mund të mbulojmë disa shpenzime mesatare apo disa shpenzime kryesore. Kursime, vështirë se mund të ndash. Nëse rastësisht kishte dalë një shpenzim prej 100 eurosh i papritur, kërkoj mbështetjen te familjarët e afërt. Kjo është zgjidhje e vetme tek unë personalisht”, thotë Bytyqi.

Paga mesatare neto te shumica e punonjësve në Kosovë, sipas të dhënave të ASK-së, është mes 400 deri 500 euro në muaj.

Valmir Feka, qytetar i punësuar në një kompani private në Prishtinë, thotë se një shpenzim të papritur prej 100 eurosh në aspektin personal, nuk do të mund ta mbulonte pa kërkuar ndihmë.

“Në aspektin personal e kam të vështirë ta mbulojë për shkak të pagës së vogël, ndërkaq sa i përket familjes, jemi katër të punësuar dhe secili ka rrogën 400- 500 euro, nuk do të ishte problem”, thotë ai.

Ai thotë se zgjidhje do të bënte te familja, shoqëria apo kolegët e punës.

Ngjashëm shprehet edhe Ardit Fetahu, i cili jeton në një familje tre anëtarëshe.

“Personalisht, për neve 100 euro nuk është problem, por nëse kishte me qenë ndonjë shumë më e madhe, kishte me qenë problem”, thotë ai.

Kosova, vend i varfër

Kosova mbetet shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë masive.

Në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, vlerësohet se 18 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë, me 45 euro në muaj dhe 5.1 për qind e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme, me nën 1.90 dollarë amerikanë në ditë.

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, thotë se punëtori në Kosovë aktualisht arrin me pagën që merr në rastin më të mirë të sigurojë mbijetesën, por asnjëherë jetesën.

Kjo gjendje sipas tij, vjen nga mungesa e zhvillimit ekonomik, e cila krijon papunësi dhe rrjedhimisht pabarazi.

“Është edhe mungesa e një mbikëqyrjeje më të mirë të kushteve të punës për punëtorët, në veçanti për ata në sektorin privat. Edhe ata që janë të punësuar në Kosovë, në veçanti ata në sektorin privat, pagat i kanë të ulëta, kushtet e punës i kanë të vështira edhe rrjedhimisht me pagat e tyre nuk arrijnë të ndajnë para për shpenzimet e papritura edhe shpenzimet e tjera”, thotë Ymeri.

Si reagim urgjent, shton Ymeri, do të ishte një shpërndarje më e barabartë e pasurisë në formën e ndihmave sociale që duhet t’iu jepet familjeve veçanërisht në këtë situatë të pandemisë, por që edhe kjo nuk mjafton dhe nuk do të duhej të shihet si rruga që e ndjek Kosova në afatmesëm dhe afatgjatë.

“Rruga më e mirë që duhet të ndiqet është që të krijohen mekanizma ligjorë dhe institucionalë që e mbikëqyrin zbatimin e drejtë të kushteve të punës e veçanërisht te pagat e punëtorëve. Rritja e pagës minimale është urgjente”, thotë Ymeri.

Paga minimale të rishikohet

Lëvizja Vetëvendosje, e cila tani është në pushtet, në programin e saj kishte planifikuar që pagën minimale ta rrisë në 250 euro dhe kjo pagë të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale.

Kjo ende nuk është vënë në diskutim nga Qeveria e re.

Por, një pagë minimale sipas Ymerit, do të duhej të indeksohej me rritjen e vëllimit dhe efiçencës ekonomike në Kosovë.

“Nuk e di a mjafton paga minimale 250 euro. Paga minimale duhet të bazohet në mesataren e pagave në Republikën e Kosovës dhe po ashtu në shportën e konsumatorit dhe ajo duhet të indeksohet me minimumin jetik”, thotë ai.

Paga minimale në Kosovë që nga viti 2011, ka mbetur e pandryshuar.

Paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Pagat e ulëta në Kosovë, i pamundësojnë edhe familjes së Ekrem Marevcit mbulimin e një shpenzimi të papritur prej 100 eurosh.

Për një shpenzim të tillë, ai thotë se duhet të kërkohet ndihma e ndonjë familjari.

“Nuk mundesh t’i mbulosh. Nëse sëmuresh dhe duhet të shkosh në spital, t’i nuk mundesh as me 100 euro t’i mbulosh shpenzimet, nuk të dalin as 500 euro çka ki nevojë me ble. Nuk arrin me pagat e ulëta, ta mbulosh një shpenzim të tillë”, thotë ai./Rel/

Alsat

Continue Reading

Business

Njihuni me Këmbimin Valutor, 17 prill 2021

Published

on

Në kursin e Këmbimit Valutor sot vihet re një rënie e lehtë e Dollarit dhe Euros. Ndërkohë Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane kanë shënuar rritje të lehtë.

Më poshtë do të gjeni kursin e këmbimit valuator të përditësuar:

Dollari:                                 Blihet 102.4                     Shitet 103.2

Euro:                                    Blihet 122.8                     Shitet 123.3

Paundi Britanik :                  Blihet 140.8                      Shitet 141.8

Franga Zviceriane:               Blihet 111                        Shitet 111.8

Këmbimin Valutor

Alsat

Continue Reading

Trending