Showbiz
Nëna e Rita Orës publikon fotografi të rrallë të këngëtares me motrën dhe të vëllanë e saj në Pejë
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e ka cekur gjithmonë me krenari prejardhjen e saj.
Familja e këngëtares, mbiemri i së cilës është Sahatçiu kanë prejardhje nga qyteti i Pejës, dhe vite më parë vizitat e tyre kanë qenë të shumta në këtë qytet.
Ka qenë së fundmi nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka publikuar një fotografi të kahershme të tre fëmijëve të saj, të realizuar në Kanionin e Rugovës në Pejë.
Foto: Rita Ora/Instagram
Atë kohë Rita ishte shumë e vogël dhe ndodhej vetëm për pushimet e verës në Kosovë, pasi ka qenë një vjeçare kur familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar.
“Urë për në anën tjetër të 2021”, shkroi Vera në mbishkrimin e fotografisë, me shpresën që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky që lam pas.
Rita Ora përndryshe ka lindur në Prishtinë, por është rritur në Londër, atje ku edhe zhvilloi më pas karrierën e saj prej një ylli të rangut botëror. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
You may like

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Zoja Nushi shpërthen në lot pas debateve me disa nga banorët në Big Brother

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena










