Connect with us

Showbiz

Ardit Gjebrea me pushime në Dubai

Published

on

Moderatori shqiptar, Ardit Gjebrea ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku ka treguar se ka nisur pushimet bashkë me familjen në Dubai, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fotografi familja duket shumë e lumtur. “Më në fund pak ditë pushimi”, ka shkruar në përshkrimin e fotografisë.

Ardit Gjebrea është padyshim një nga figurat më të dashura për publikun dhe ka shumë vite që është pjesë e televizionit.

Fillimin e karrierës Arditi e ka nisur si këngëtar, kurse më vonë filloi edhe si moderator.

/ GazetaSinjali /