Connect with us

Sport

Nejmari “harron” Barcelonën, vazhdon me PSZH-në – SHKUPI

Published

on

Braziliani Nejmar edhe pse përflitej se mund të rikthehet te Barcelona, kohëve të fundit, kjo ide ka rënë në ujë dhe sulmuesi brazilian ka filluar edhe bisedat me skuadrën pariesiene për vazhduar qëndrimin në kryeqendrën e Francës.

Sipas të përditshmës spanjolle “AS”, Nejmar ka vendosur të mos rikthehet të klubi katalunas dhe ka nisur bisedimet për kontratën e re me parisienët.

PSZH është i hapur që ta rinovojë kontratën e 28-vjeçarit, por prioritet mbetet Kilian Mbape, i cili ka njoftuar largimin dhe kërkohet me çdo kusht nga Real Madridi dhe Liverpuli.

Alsat