Connect with us

Business

Ndërtimet e reja duhet të lidhen me ngrohjen qendrore – ALSAT-M

Published

on


Në të ardhmen, leje ndërtimi duhet të merret vetëm nëse objekti është e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore. Ky është propozim-ndryshimi kryesor në Ligjin për Ndërtim që e përgatisin disa institucione. Fillimisht, ndryshimi i Ligjit do të vlejë vetëm për ndërtesat e reja ku ka rrjet ekzistues të ngrohjes. Por tendenca, sipas rregullatorit, është zgjerimi i rrjetit të energjisë termike. Komisioni Rregullator i Energjetikës beson se në këtë mënyrë sistemi energjetik nuk do të mbingarkohet, ndërsa faturat e qytetarëve për ngrohjen e shtëpive do të jenë më të ulëta krahasuar me ngrohjen elektrike.

“Në atë mënyrë, ne do t’u mundësojmë të gjitha kompanive të ndërtimit të veprojnë në të njëjtën bazë dhe të kenë të njëjtat rregulla loje. Sepse nëse dikush nuk lidhet me sistemin e ngrohjes, atëherë edhe çmimi që do ta dërgojnë vetë qytetarët është i ndryshëm”, deklaroi Marko Bislimovski kryetar i KRE-së.

Ndërtuesit thonë se propozimi i KRE-së është me vend. Ata theksojnë se këshilli i tyre gjatë blerjes së banesë nuk duhet parë vetëm në vendndodhje, por cilësia e ndërtimit duhet të jetë përparësia kryesore përpara marrjes së një vendimi përfundimtar. Informacionet nga terreni thonë se investitorët e 15 ndërtesave refuzojnë të bashkohen në sistemin e ngrohjes qendrore, edhe pse kanë mundësi. Arsyet sipas ndërtuesve janë financiare.

“Shpresojmë se arsyet janë të natyrës ekonomike, dhe pse lidhja është më e shtrenjtë në raste të caktuara në Ngrohtore sa i përket ngrohjes me energji elektrike. Por kemi raste kur nuk ka mundësi të tu lidhur”, u shpreh Andrea Serafimovski Kryetar i Shoqatës së Ndërtimit.

KRE-ja, ndërtimtarët dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta shqyrtojnë edhe mundësinë që Ligji për Ndërtim të sigurojë një lidhje në rrjetin e gazsjellësit që është ende në ndërtim e sipër. Në vijim është procedura për zgjedhjen e kompanisë që duhet të ndërtojë rrjetin e shpërndarjes së gazit. Tubat nga rrjeti nacional duhet të arrijnë së pari nëpër komuna dhe më pas nëpër familje.

Ile Petreski

Alsat