Connect with us

Business

Korridori 5G mes Kosovës dhe Shqipërisë, sipas praktikave të BE-së

Published

on

Memorandumi i nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e korridorit digjital të rrjetit 5G është i harmonizuar me marrëveshjen e arritur në Washington më 4 shtator, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës.

Në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova është zotuar se do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetin e komunikimit.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet, dhe ofron shpejtësi më të madhe në shkarkimet e shumëfishta, sesa ekziston aktualisht.

Teknologjia e rrjetit të gjeneratës së pestë (5G) filloi të vendoset globalisht në vitin 2019.

Ky rrjet premton një transmetim shumë më të shpejtë të të dhënave përmes internetit, rreth 100 herë më të shpejtë se teknologjia aktuale 4G. Si rezultat, një rrjet 5G kërkon vendosjen e një numri më të lartë të antenave.

Që nga muaji prill i vitit 2019, 224 operatorë në 88 vende kanë filluar vendosjen e teknologjisë 5G.

Në Kosovë dhe Shqipëri teknologjia 5G nuk është ende në dispozicion për përdoruesit e telefonave të mençur dhe as nuk janë kryer procedurat për lëshimin e licencave për përdorimin e radio- frekuencave të nevojshme.

Çka përmban memorandumi për korridorin digjital 5G?

Në memorandumin e nënshkruar më 2 tetor në Tiranë gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive, Kosova dhe Shqipëria u pajtuan që të bashkëpunojnë në hartimin e politikave dhe programeve të zhvillimit të rrjeteve 5G, në përcaktimin e standardeve për rrjete të sigurta bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Palët do të angazhohen të bashkëpunojnë për një qasje të koordinuar dhe për harmonizimin e spektrit të frekuencave 5G, si dhe të bashkëpunojnë në caktimin e brezave pioniere për 5G, sipas praktikave të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, thuhet se palët angazhohen të zhvillojnë korridorin digjital Prishtinë-Tiranë mbështetur në teknologjinë 5G dhe duke pasur në fokus angazhimet për korridoret e gjelbra dhe me synim optimizmin e logjistikës rrugore mes dy vendeve.

Memorandumi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për formimin e një korridori digjital 5G fillimisht parasheh të mbulojë me këto shërbime Rrugën e Kombit, përkatësisht autostradën Ibrahim Rugova.

Uran Haxha, zëdhënës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, tha për Radion Evropa e Lirë se nënshkrimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington ka ndodhur përpara se të përpilohet drafti final i memorandumit të nënshkruara më qeverinë shqiptare, përkatësisht me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë për krijimin e korridorit digjital 5G dhe lehtësimit të lëvizjes në të ardhmen.

“Natyrisht që gjithçka është harmonizuar dhe jemi siguruar që Kosova t’i përmbahet marrëveshjes së Uashingtonit dhe me këtë memorandum të mos shkel asnjë pikë të marrëveshjes”, tha ai.

Eksperti i çështjeve të telekomunikimeve, Driart Elshani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se memorandumi i nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë për korridorin digjital 5G duhet të ishte brenda suazave të marrëveshjes evropiane të korridorit 5G.

Ai shton se këto dy vende duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për tu integruar në korridorin 5G të Bashkimit Evropian.

“Marrëveshja për korridorin digjital 5G mes Kosovës dhe Shqipërisë i vendos bazat e komunikimit 5G për të ardhmen që është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të dy vendeve. BE-ja ka një marrëveshje për korridorin 5G ku Kosova dhe Shqipëri nuk janë të përfshira të përfshira deri më tani. Rëndësia e zhvillimit të korridorit 5G brenda rrejtit evropian është e rëndësishme pasi që garantohet një integrim brenda Unionit Evropian për një zhvillim ekonomik më të madh”, thotë Elshani.

Ç​ka janë korridoret 5G të BE-së?

Shtetet anëtare dhe industria fillimisht u pajtuan për krijimin e korridoreve ndërkufitë në shtator të vitit 2017.

Sipas Komisionit Evropian, një rrjet bashkëpunues i korridoreve ndërkufitare mes vendeve evropiane do të mundësojë një mjedis më të mirë për testimin dhe zhvillimin e teknologjisë 5G. Falë këtyre korridoreve 5G, Evropa aktualisht po bën eksperimentin më të madh në fushën e teknologjisë 5G.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huaëei dhe rrjetin e saj 5G.

Uashingtoni e ka vendosur këtë kompani në “listën e zezë” pasi vlerëson se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe e përdorë teknologjinë e saj për të spiunuar në emër të Qeverisë kineze.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 21 shator, pati thënë se e di se, “Qeveria e Kosovës e ka bërë shumë të qartë edhe në të kaluarën se i kupton shqetësimet amerikane sa i përket Huaweit dhe do të qëndrojë jashtë Huaweit ose blerjes së ndonjë teknologjie që lidhet me këtë kompani në Telekomin e Kosovës”.

Shfaq statistikat COVID-19 

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

S’ka marrëveshje mes organizatorëve të ahengjeve dhe Qeverisë

Published

on

Takimi midis organizatorëve të ngjarjeve dhe Zëvendës Kryeministrit Fatmir Bytyqi, përfundoi pa marrëveshje konkrete. Tani për tani, protestat do të pezullohen, derisa të shihet efekti i ndihmës që ata duhet ta marrin. Industria e ngjarjeve ka kërkuar ndihmë financiare të pakthyeshme në formën e granteve për të mbuluar humbjet që tejkalojnë 60 përqind, por Qeveria ofron ndihmë një milion euro, që do të mbulojnë të paktën 40 ngjarje me karakter publik.

Alsat

Continue Reading

Business

Gati çdo ditë mbyllet nga një dyqan, pandemia i jep goditjet e fundit zejtarive në Maqedoni

Published

on

Situata te zejtarët është jashtëzakonisht alarmante. Disa prej tyre tashmë kanë i kanë mbyllur punëtoritë. U nevojiten para të freskëta në mënyrë që biznesi i tyre të mos dështojë plotësisht. Edhe zejtarët për çdo ditë e presin ndihmën shtetërore, sepse pretendojnë se likuiditeti i tyre është i dobët dhe nuk dinë si t’i mbajnë punonjësit e tyre.

Në Odë tonë kanë filluar të mbërrijnë kërkesa për ndërprerje, sepse zejtarët fshihen përmes Odës dhe arrijnë pyetje në lidhje me se cilat janë kushtet për fshirje nga regjistrat e zejtarëve, sepse nuk mund t’i rezistojnë presionit dhe ngarkesës në pjesën e financave”, tha Aneta Atanasovska, drejtore ekzekutive e Odës së Zejtarisë.

Gjykojeni vetë se sa e rëndë është situata, në pesë ditët e fundit ju jeni i pari që hyni në dyqan, kështu u përpoq t’i shpjegojë telashet mjeshtri i kapelave Abdullah Mustafa. Përllogaritjet e tij tregojnë se puna e tij është zvogëluar deri në 90 për qind. Ai thotë se tani pret të pensionohet, dhe të marrë diku rreth 10 mijë denarë

Shpenzimet janë 1,200 euro paushall në vit, që duhet t’ia paguaj shtetit. I kërkova Odës së Zejtarëve në emër të kolegëve të mi që të na lirojnë nga këto shpenzime, kurrë nuk do të dilja në pension, këtu e them edhe tani, por mendoj se nuk do të ketë efekt”, tha Abdullah Mustafa, zejtar.

Përndryshe, 100 zejtarë nga Banka Zhvillimore kanë marrë kredi pa interes. Kusht për këtë ndihmë shtetërore ishte të dëshmojnë se kanë rënie reale të të ardhurave prej 20 për qind.

Shuma minimale e kredisë që mund t’i aprovohet një kredikërkuesi nga kjo linjë kreditore nuk mund të jetë më e vogël se 184,500 denarë. Për tregtar të vetëm dhe zejtar, shuma maksimale nuk mund të jetë më e madhe se 307,500 denarë”, thonë nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë.

Në Odën e Zejtarisë në Shkup së ka rreth 2000 zejtarë, në nivelin e të gjithë vendit numri i zejtarëve është afër 4000. Përveç problemit financiar, brengë e vjetër e zejtarëve është edhe stafi i punës i cili gjithnjë e më vështirë është për t’u gjetur.

 

Ile Petreski

Alsat

Continue Reading

Business

Struga dhe Ohri me zbritje për turistët nga Serbia

Published

on

Hotelet në Ohër dhe Strugë nga maji deri në tetor do të ofrojnë prenotime më të lira për turistët serbë deri në 20%, në varësi të periudhës së qëndrimit. Qëllimi është që në vend se të shkojnë në bregdetin grek, t’i kalojnë pushimet verore në liqenin e Ohrit ose ata që do t’i kalojnë pushimet  në Greqi, gjatë kthimit të qëndrojnë të paktën disa ditë në vendin tonë.

Për një person në ditë, mund të kenë gjysmë- pansion prej vetëm 25 eurove, me mëngjes dhe darkë në hotel me 4 yje. Disa hotele të kategorisë më të lartë, mund të jenë më shtrenjtë për 2-3 euro…”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Idenë e zbritjes së çmimeve deri më tani e kanë pranuar rreth 90% të hoteleve.

Bëhet fjalë për pako të veçanta që do t’u jepen agjencive vendore dhe atyre nga Serbia. Presim të ketë qarkullim të mirë nga këta mysafirë”, pohoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Gastronomët thonë se me këtë nismë duan të mbështetin qëndrimin e Qeverisë për taksa falas për qytetarët serbë si shenjë mirënjohje për vaksinimin falas. Për të njëjtin qëllim, Agjencia Shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit ka propozime shtesë për Qeverinë në lidhje me Serbinë.

Agjencia shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit:

  • bileta falas për të gjithë muzetë
  • parkim falas në të gjitha qytetet
  • zbritje në të gjitha objektet gastronomike
  • zbritje në objektet e akomodimit
  • transferim i shpejtë në pikat kufitare

Shoqata e Hotelierëve mendon të ofrojë pako të ngjashme për mysafirë nga vendet e tjera fqinje, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Presin më shumë prej tyre këtë verë, së bashku me mysafirët vendas, sepse shumica e prenotimeve me mysafirët nga Evropa Perëndimore janë anuluar përsëri ose janë në pritje.

Miki Trajkovski

Alsat

Continue Reading

Trending