Connect with us

Entertainment

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

Published

on

Ndërron jetë në Iran burri më i vjetër në vend dhe në botë, i cili sipas dokumenteve zyrtare ishte 138 vjeç. Ahmad Soufi, ishte i lindur në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun. Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur më 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet zyrtarisht si më i vjetri në botë, japonezja Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç. Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindjeje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me presidentin e SHBA-së, Franklin D. Roosevelt.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Egjipti prezanton robotin që kryen testime për Covid-19

Published

on

Një shpikës në Egjipt ka nisur përdorimin e një roboti të telekomanduar për të kryer testimet për Covid-19 duke vendosur tamponët në gojën e një pacienti.

Mahmoud el-Komy, i cili ka nisur të testojë robotin në një spital në Kajro, thotë se ai mund të masë gjithashtu temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse janë pa maskë.

Roboti i quajtur Cira-03, mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e përhapjes.

Cira-03 mund të marrë analizat e gjakut dhe t’u shfaq rezultatet pacientëve në një ekran në gjoksin e tij.

Mahmoud thotë se krijimi i tij, i cili ka kokë dhe krahë dhe ngjan me një njeri, u zhvillua në një mënyrë për të parandaluar frikën tek pacientët.

Continue Reading

Entertainment

Makinat e luksit që “po çmendin” Instagram-in

Published

on

Janë të gjitha makina luksi, të fuqishme dhe tejet të shtrenjta.

Në vend të parë qëndron Porsch dhe Roll Royce me tre modele në klasifikim. Ndoshta ato nuk janë automjetet me perdorimin më të gjerë, ndoshta bëjnë pjesë tek ato makina të cilat shitjet janë të shumë të pakta, po duhet thënë që padyshim janë makinat më të ndjekura në rrjetet sociale, më të fotografuara apo siç mund të quhen “ te preferuarat e Instagramit”.

Sipas renditjes të bërë nga website Click4reg Private Plates, makinat të cilat janë më shumë të përdorura në imazhe në Instagram janë: Në vend të parë me 334.000 hashtag-e qëndron Porsch Panamera, e ndjekur nga BWV Seria 7 dhe Rolls Royce Phantom. Makinat e kompanive britanike të automobilëve kanë numrin më të lartë në këtë renditje, me plot 8 modele automjetesh, e ndjekur më pas nga ato gjermane me 5 modele.

Continue Reading

Entertainment

Gjermania do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike

Published

on

Që nga janari i vitit 2022, Gjermania ka vendosur të ndalojë qeset plastike për një përdorim.

Sipas një ligji të miratuar në Bundestag, ndalimi përfshin qeset plastike me trashësi prej 15 deri në 50 mikrometra dhe qeset e holla plastike që gjenden në seksionet e frutave dhe perimeve.

Ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze, deklaroi se në vend të qeseve plastike, shportat e pazarit dhe torbat e pëlhurës që mund të lahen janë alternativa të mira.

Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) mbron pikëpamjen se ndalimi i qeseve plastike ka një kuptim simbolik. WWF kërkon që qeset plastike të përdorura gjatë bërjes pazar në Gjermani të zvogëlohen në të gjitha fushat, pasi përbëjnë një për qind të të gjithë përdorimit të plastikës në vend.

Pasi qeset plastike u bënë të pagueshme në vitin 2015 në Gjermani, përdorimi i qeseve u ul me 64 për qind.

Një person në vend përdor mesatarisht 24 qese plastike në vit. Plastika mund të tretet për 400 vjet në ujë dhe 800 vjet në tokë./AA

Continue Reading

Trending